• |
ide | kryesore

Zona Champions në vend numëro: Inter tradhëtohet nga Icardi, Lazio e Strakoshës merr pikë në fund

Sport



Një pikë për secilën. Në luftën e ndezur për zonën Champions, Inter e Atalanta anullohen dhe arkivojnë sfidën e Meazza me një barazim të cmuar, rezultat që i shtohet edhe Lazio e Simone Inzaghi që vazhdon të shpenzojë mundësi të arta për tu pozicionuar në katër më të mirët.

Në Milano, Spalletti shton distancën me Milan, ndërsa Gasperini bën presion pas kuqezinjve, duke i barazuar në vendin e katërt në klasifikim e me qëllimin për të shkuar më larg. Në ditën e kthimit të Mauro Icardi në San Siro është piëkrisht Maurito që tradhëton zikaltrit me një gabim që konfirmon momentin delikat të argjentinasit. E nuk është një rastësi. Epilogu i duhur i një telenovele që, pavarësisht gjithckaje, zhvillohet ende në fushë, në dhomat e zhveshjes e në shkallët e stadiumit e që me shumë mundësi do ti shoqërojë zikaltrit deri në fund të sezonit me ulje e ngritje.

Ngritje që pavarësisht dy rasteve të mira, Inter nuk e tregoi, por që Spalletti shpreson ta gjejë shpejt për të mbrojtur vendin e tretë. Diskutim tjetër për Atalanta, që në Milano bëri ndeshjen, por nuk mundi të shënojë pa Duvan Zapata, të skualifikuar, duke marrë gjithësesi një pikë të cmuar.

Lazio ka ende një ndeshje për të rikuperuar, por barazimi kundër Sassuolo nuk duhej për bardhekaltrit. Një tjetër ndalesë drejt Champions për skuadrën e Simone Inzaghi, që në javën e 31 të Serie A barazoi 2-2 në Olimpico me Sassuolo, duke mbetur 3 pikë larg vendit të katërt të Milan, me një ndeshje më pak se kuqezinjtë. Pas një pjese të parë pa emocione, ndeshja zhbllokohet në të dytën me një penallti të kontestuar të Immobile, Rogerio barazoi në rrëmujë pesë minuta më pas e në fund, me Lazio të shtyrë përpara, Berardi kompletoi përmbysjen, vetëm se nuk kishte bërë llogaritë me Lulic që barazoi në sulmin e fundit të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *