• |
ide | kryesore

90 minuta për Europën: Flamurtari bëhet gati, me premtimin radhës

Sport



Luhatjet e një sezoni për tu harruar në aspektin financiar, nuk e kanë penguar Flamurtarin të hedhë sytë drejt Europës, pikërisht në fazën e fundit të kampionatit. E po të mendosh problemet që kanë shoqëruar vlonjtët gjatë gjithë kësaj kohe, të bën vërtetë cudi që kuqezinjtë kanë 41 pikë në renditje, në vendin e katërt, në të cilat do të luajnë pesë takime në shtëpi dhe katër në transfertë. Nuk mund të mos e synosh Europën në këtë pikë.

Natyrisht shumë do të vendoset në sfidën e mesjavës, ku përballë do të ketë Teutën e vendit të tretë. Vlonjatët janë në distancë parakalimi, vetëm dy pikë pas Teutës, që vjen nga një moment negativ rezultatesh dhe duhet të luajë në fushën e Flamurtarit. Kuqezinjtë në këtë pikë e shohin veten favoritë, por nuk duhet anashkaluar kurrësesi cështja financiare, që rëndon psikologjikisht prej kohësh, e për të cilin lojtarët skedojnë vetëm premtime. Të fundit e morën pas fitores me Tiranën, kur administratori Sinan Idrizi shpejtoi të garantonte pagesat që duhen bërë.

Numri 1 i klubit harroi të shpjegonte përse kishte dështuar në mbajtjen e premtimeve të rregullta, që kanë shoqëruar 2019, por duket se kjo lloj sjellje po i shërben cështjes, me ngritjen e humorit të lojtarëve, që kanë filluar ta kenë si injektim besimi se cështja do të marrë më në fund një zgjidhje. Histori që përsëritet, por vëmendja duhet shpërngulur tashmë tek ndeshja e ditës së mërkurë, kur vizitore në Vlorë të mbërrijë Teuta, përballë të cilës kuqezinjtë kërkojnë fitoren e dytë rradhazi, për të qenë edhe më afër Europës në një sezon të nisur keq, por që surprizisht mund të përfundojë mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *