• |
ide | kryesore

Barcelona, Bartomeu: “I kërkova Pogba-në Juve-s, por kushtonte shumë”

Sport



Nuk është një mister që te Barcelona pëlqejnë Pogba, i cili është në dëshirat e të gjitha klubeve elitare europiane. Francezi ka një kontratë deri në 2021 me Manchester United, ku është kthyer në 2016-ën pas një super marrëveshje me Juventus. Dymbëdhjetë muaj më parë (jemi në 2015), karriera e tij do të merrte një drejtim tjetër, siç zbulon presidenti i Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu. “Në verën e 2015-ës i thashë Juve-s që nëse do të vendoste të shiste Pogba, ne do të ishim të interesuar. Por, kur e shitën një vit më pas, na informuan për ofertën e United dhe ne nuk mund ta paguanim atë shifër”.

Numri 1 blaugrana, i cili ka treguar prapaskenën gjatë një interviste për ESPN, nuk përjashton që në të ardhmen rruga e mesfushorit të takohet me atë të katalanasve: “Pogba po përmirëoshet në Manchester, tani është një nga yjet e futbolit në nivel botëror – komenton Bartomeu-. E ardhmja te Barcelona? Preferoj të mos flas për lojtarët e skuadrave të tjera, sepse jam i sigurt se edhe lojtarë të Barça-s do të përmirësonin skuadra të tjera”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *