• |
ide | kryesore

Bënin trafik ndërkombëtar droge, 4 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar pasditen e sotme 4 persona si të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Ata janë Leonard Duka, Elvis Gaçaj, Dritan Agaj dhe Oltion Loga.

Kapja e tyre është bërë në zonën e Medresesë në Tiranë. Gjatë operacionit policia sekuestroi një armë zjarri, 10 telefona celularë dhe 2 automjete, njëri prej tyre i blinduar, i marrë me qira.

Personat mësohet se janë nën hetim dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka informacione se merren me trafik drogash të forta drejt Europës.

Të arrestuarit sipas informacioneve nga policia janë me precedentë penalë. Kështu mësohet se Gaçaj i ka shpëtuar 3 atentateve ndaj tij. Gjatë arrestimit sot, të katërt janë kapur në një banesë në zonën e Medresesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *