• |
ide | kryesore

Bulevardi i Ri/ Banorët e Bregut të Lumit hedhin gura dhe shkopa drejt policisë

Lajme, Të fundit



Banorë të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri po përplasen me policinë pasi nuk lejojnë fadromat t’ju prishin shtëpitë. Ata po hedhin gurë drejt policisë.

“O serbë, më keq se serbët jeni” – dëgjohen banorët, të cilët  kërkojnë shpronësimin e banesave të tyre, para se të vijohet me projektin.

Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të tyre. Deputeti Klevis Balliu tha se është e padrejtë që kërkohet të nxirren në rrugë këta banorë.

“Nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ta mbrojnë shtëpinë e tyre nga ky pushtues. Është pushtetuese asgjë tjetër, iu kanë sjellë fadromat tek dera. Në çdo vend të botës ndodhin projekte por ka zgjidhe, ka banesa sociale dëmshpërblim po këta ku të shkojnë? Se nuk iu kanë dhënë asnjë zgjidhe”,- u shpreh ai.



9 Comments

  1. O gazetare .
    Fjala ‘GUR’ ne numrin shumes ben ‘GURE’ dhe jo ‘GURA’
    Fjala ‘SHKOP’ ne numrin shumes ben ‘SHKOPINJ’ dhe jo ‘SHKOPA’.

    Shkoni mesoni shqip.

  2. Sa klase shlolle kane keta gazetaruc.
    Edhe te çajne b… Me fjale te huaja performance,impakt,show, sex ne vend te”gjini” etj. Servile te politikes,poçavra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *