• |
ide | kryesore

Ç’duhet të dini/ Pikat e forta të përplasjes Rama- Elez Biberaj

Arkiva, Kryesore



Edi Rama ka marrë sot penën për t’iu përgjigjur me dy ditë vonesë akuzave të ashpra që i kishte bërë të shtunën drejtori i Zërit të Amerikës për Euro-azinë, Elez Biberaj. Natyrisht, duke anashkaluar ndonjë shantazh se nuk thotë opinione por fakte shpifse, ndonjë rirenditje të VOA mes mediave shqiptare të kazanit dhe taktikën e përhershme: “A nuk do të flisnin të huajt po të kishin ndodhur këto”? – debati është përqëndruar në tre pika për të cilat Lapsi.al ka përzgjedhur si kritikat që ka bërë gazetari veteran ashtu edhe përgjigjet që ka dhënë kryeministri rilindas (Poshte dy shkrimet e plota).

A është Rama i korruptuar ?

Biberaj: “Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë.

Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjerë europiano- lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent… Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve”.

Rama: Duke iu referuar shembullit “të disa udhëheqësve të tjerë europiano- lindorë”, Ju thoni ndër të tjera se, “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”! Nuk po merrem këtu me etiketimet e tjera. Fundja ato janë opinione dhe është e drejta Juaj të mendoni, se unë qenkam bërë “më autoritar, më arrogant dhe më jo transparent”. Por desha t’Ju pyes zoti Elez, a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë?! 

Natyrisht kjo është një pyetje retorike. Sepse deri më sot, askush nuk ka sjellë dot asnjë provë, për ta mbështetur etiketimin e rëndë “i korruptuar”, lëshuar rëndom në adresën time nga palë e individë të angazhuar publikisht, në fushata a në maskarada të shumta kundër meje. Por personi im ka lidhje me këtë etiketë, aq sa ç’ka lidhje kjo lloj gjuhe me gazetarinë e vërtetë!

A po e kap Rama drejtësinë?

Biberaj: “Ai (Rama) është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën… Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave”.

Rama: Unë në fakt zoti Elez, e pranoj dhe e pranoj me krenari, se kam minuar një sistem të tërë të kalbur e të korruptuar drejtësie! E kam bërë hapur dhe vendosmërisht, duke marrë përsipër çdo risk e kosto të mundshme politike dhe jo nën maskën e një reforme, po përmes pikërisht Reformës në Drejtësi. E cila është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet pa asnjë ekuivok, qysh prej ditës së parë, nga çdo partner ndërkombëtar i Shqipërisë. Madje konsiderohet prej tyre një model për t’u shtrirë në të gjithë rajonin tonë. A e dini Ju se partnerët tanë amerikanë dhe europianë e mbikqyrin këtë reformë në çdo hap edhe përmes një Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit?! Padyshim edhe kjo është një pyetje retorike. Sepse s’ka se si Ju të mos e dini se deri më sot, ata nuk kanë konstatuar asnjë minim apo cënim institucionesh të pavarura dhe asnjë ndërhyrje nga ekzekutivi për të futur besnikë në gjyqësor. Përkundrazi, ata e konsiderojnë procesin e pastrimit të gjyqësorit jo vetëm të suksesshëm deri këtu, po një garanci për pavarësinë e për besueshmërinë e institucioneve që po ndërtojmë nga themelet, pas dekadash kalbëzimi e rrënimi të tyre.

A është Rama një kërcënim për mediat?

Biberaj: “Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur… Ai i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si “kazan”…
Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike dhe ekonomike, praktikojnë auto-censurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu”.

Rama: “Ju i quani kërcënuese reagimet e mia ndaj “kazanit” (s’kam gjetur dot një fjalë më të përshtatshme në shqip, për të karakterizuar mallin fake news) edhe pse ato janë “mesazhe dashurie”, krahasuar me sharjet brutale e shantazhet nominale të gazetarëve jo shumë vite më parë – atëherë kur kryeministri i Shqipërisë e quante bash gazetën New York Times “një letër higjenike”! Asnjëherë si dje apo sa sot, nuk është sharë e baltosur në liri të plotë qeveria e personalisht kryeministri, pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, as si person e as si organ mediatik i çfarëdo lloji. Kështu që pa asnjë merak për lirinë e shtypit në këtë vend zoti Elez, sepse kërcënuesit e vërtetë të saj nuk janë më në pushtet. Me mua, kadrinjve mund t’u hasë sharra në gozhdë kur replikoj, po kurrë s’u has mishi në shkop a veshi në baltë kur konsumojnë shpifje e sharje në mexhelisin mediatik, sikur të konsumonin raki e djathë në pijetoren e fshatit”.

©Lapsi.al

Elez Biberaj: Ku po shkon Shqipëria?

Edi Rama i pergjigjet Elez Biberajt



22 Comments

  1. Elezi ka rrjedh o burr. Vazhdon mendon se akoma ka lufte te ftohte. Flet kshu qe te duket akoma relevant.

    1. Jeton ne philly ti prandaje flet kot qe te dukesh dhe ti relevant. Hajde jjehere ne shaiperi she shif se cbehet me personat e ndershem. Merri budalliqet e eviteve te kaluar dhe shumzoi me 10, me pas shiti si arritje me ane te komunikacionit finte stil diktatorial komunist. Jasha enveri i rilindur

  2. Jo zoti Biberaj,c’ne i korruptuar Rama?!
    Ne Krra Krra te gjithe nenpunesit kane nga nje Mansion me hektare te tere toke dhe disa godina,
    Ne Krra Krra gjithe politikanet cirren per te shembur teatro dhe ndertuar kulla ne tokat e liruara nga shembja,
    Eshte normale qe ne Krra Krra te firmosen kontrata 20 -30 miljonshe euro me firma inexistente,
    Autokrat?! Ai nuk do te mbylle as gazeta as TV ! Ai do vetem te zhduke ate pjese te shtypit qe shkruan e flet kunder tij!
    Zoti Biberaj,si nenpunes ne Ameriken e Veriut nuk keni asnje shans per te pasur nje ferme tuajen dhe per t’u veshur me kostume 20 mije sterlina angleze si Gjeniu jone ne Krra Krra ,
    Flisni mire per Liderin Tone hyjnor dhe do jeni si Pasha, ashtu sic e meriton nje nenpunes te jetoje ne mbreterine e Monstres sone!

  3. Per eleZin se rruan ai,por pergjigje i ktheu salihut pa mandat rama se po te shohesh shkrimin jane te gjitha shpifjet e kryeshpifsit ne te gjithe europen salih RAM berisha sepse ai keshtu ka mbijetuar,njeriu qe i qeronte kallot e kembeve te enverit

    1. O krym qenefi, qe rron me lemoshen e rilindjes, Elezit ne mes te Amerikes ti hash mutin….

      ….. ta lyesh buken qe fiton nga lepirja e bythes se rames, me mutin e elezit haha

        1. Mor mutlepires, mua s ma jep buken saliu sic ta jep ty kokainsi edi. Un te blej dhe ty morr cop kari, qe shpreson nga qeveria mos t jep kotheren e bukes, qe e paguajm ne tjeret.

          Kshu jeni ju komunistat, socialistat, sicilistat, i mbani shpresat te liderri, se vet s keni byth.

  4. Korrupsioni eshte elementi me i vetkuptueshem i te gjithe konsideratave te biberajt per ramen. Pjesa e arrogances mund te zbrese edhe ne nivelin e perceptimit, sepse ka pas dhe raste zbythje te turpshme, te tilla qe edhe nese Biberaj do ta quante legen dhe jo-autoritar do te ishte i legjitimuar. Por korrpsioni?!! Paga e tij nuk justifikon as kollaret e kemishat, leje me vilen e lukset e tjera.

  5. Po të kishe thënë një gënjeshtër diç më afër mundësive të realitetit, pra që Berisha si një ndër kardiollogët më të mirë shqiptarë, ka qenë i detyruar që ti shërbente diktatorit me këtë profesion, edhe mund ta besonte dikush, por nga na e nxorre këtë idiotësinë që ky kardiollog që mbante leksione në konferencat ndërkonbëtare të kardiollogjisë në Paris, të pastronte “kallot e Enverit” ?
    Ka pasur Enveri me qindra barij dhënsh si puna e prindërve të tu mbase, që mund ta bënin këtë punë.
    Nuk ka asnjë fakt dhe është e vërtetuar plotësisht që Berisha nuk ka bërë pjesë në ekipin e mjekëve që kuronin diktatorin e këtë e ka pranuar publikisht jo vetëm Nexhmija, por edhe të gjithë mjekët që e kuronin Enverim.
    Nga ana tjetër, edhe nëse do ta kishte bërë këtë, asnjë mjek në botë nuk e ka të drejtën me ligj që të refuzojë të kurojë një të sëmurë, cilido qoftë ai, edhe krimineli më i madh në botë.

  6. Kush te ka perdhunuar trute ty qe jep postulata si ; “Berisha nje nder kardiologet me te mire shqiptar!?”
    Nje nder sharlatanet me te medhenj qe kompesonte profesionin me politiken nen kompleksin e inferioritetit qe ka vuajtur dhe vuan te origjnes provinciale qe eshte ngjizur te cilen e manifeston edhe sot ne c’do veprim qe ben, duke filluar qe nga menyra e ecjes, sikur ka nje tufe me lope perpara, dhe deri ne plastiken e fytyres prej fshatari te pagedhendur.

    1. Kryem…t tone i paska djege miza nen kesule!?
      Pergjigjet dhe spjegimet qe i ben z.Biberaj,jane justifikime te deshperuara!
      E.hoxha ne kohen e tij,krahasonte perparimin ne Shqiperi, me kohen e Zogut te pare.Identik krye mashtruesi,rama,krahasohet me kohen e Berishes!?
      A me te vertete,e meritojme ne kete vleresim?Fatkeqsisht,nuk mund te gjeje nje te njejte me Shqiperine ne Europe,nuk mund t’i referohet asnje shteti.Kjo asht e vertete,por te pakten te justifikoje premtimet e pa mbajtura,mashtrimet me tenderat,mbulimet e trafikanteve,vjedhjet e medha te pronave,skandalet e njepasnjeshme te qeverise,deshtimet ne politikat e punesimit,arsimit,uljes te varferise,etj…
      Ai nuk mund te qeverise pa fasade te ngjyrosur me bojrat e tija,prandaj nuk i pelqen boja e zeze mbi te bardhen e z.Biberaj!

    2. E para e punës, ti nga injoranca e gjysëm analfabetizmi që ke , e ke shtërmbëruar ate që kam shkruajtur , pasi në drejtëshkrimin e shqipes, nuk shkruhet “kardiologët më të mirë shqiptar” siç e ke shkruajtur ti, por meqë bëhet fjalë për emra të shumësit, edhe mbiemrat duhet të marin njëlloj mbrapashtesat e shumësit.
      Mund të thuhet “kardiolog shqiptar” por jo në shumës “kardiologët shqiptar”,
      Duhet shkruar pra “kardiologët shqiptarë”
      Që këtu nga ky gabim në të shkruajtur gjuhën tënde, duhet ti thuash mëndjes se njeriu nuk duhet të komentoje me paragjykime për cilindo, se si ecën, a është fshatar apo qytetar, provincial apo kryeqytetas e marrëzira të tilla.
      Që Berisha ka qenë një ndër kardiollogët më të mirë shqiptarë, këtë vlerësim e kam dëgjuar ta thonë kolegët e tij, bile edhe kundërshtarë politikë.
      Nuk është e rastit që Berisha, ndonëse ka gati 30 vjet që meret me politikë, shumica e shqiptarëve e quajnë “doktori” e Ramën e quajnë “bojaxhiu”, pasi ndonëse ky shitet si piktor, askush nuk e njihte si të tillë para se të bëhej kryeministër.

  7. Ja dhe shpellaret e salihut qe jetojne duke i lepire bythen salihut poshte e larte,opidhii mamit,kelyshi Kopil habitet qe paska qeruar kallot e enverit,keshtu fillonte lepirja e bythes se enverit ate qe beni ju per dite lepirjen per salihun me shpresen se nje dite ….,ti je lloji qe veten dhe motren gruan ja dergon shpellareve qe te bejne Orgji me to,vetem salihu dhe biberaj te mos preken ty te lumte bytha do ecesh lart ne jete o rrotKari klasik

    1. mor i pashpres, mua te ma rruash karin lart e posht. Mua s mi japin leket as saliu as ato qe ti i quan shpellar. Ti je cop pabuks i pashpres, qe mua m ha mutin gjith diten sa her te dua un.

      Edhe po do ec shum lart, s do bohem krimb qenefi si ti me kok ne fekalet me drrog te edi rames. Lepiji dhe bythen lalit per shplarje!!!!!! se mos te japin leket per sufllaqen e dites

  8. A te duhen sharlatane
    qe lepihen sahane
    qe te percajne vatane
    ke sa te duash TROPOJANE.

    F.Noli
    Kjo vlen per Elez Biberajn dhe Sali Berishen….

  9. E para e punës, ti nga injoranca e gjysëm analfabetizmi që ke , e ke shtërmbëruar ate që kam shkruajtur , pasi në drejtëshkrimin e shqipes, nuk shkruhet “kardiologët më të mirë shqiptar” siç e ke shkruajtur ti, por meqë bëhet fjalë për emra të shumësit, edhe mbiemrat duhet të marin njëlloj mbrapashtesat e shumësit.
    Mund të thuhet “kardiolog shqiptar” por jo në shumës “kardiologët shqiptar”,
    Duhet shkruar pra “kardiologët shqiptarë”
    Që këtu nga ky gabim në të shkruajtur gjuhën tënde, duhet ti thuash mëndjes se njeriu nuk duhet të komentoje me paragjykime për cilindo, se si ecën, a është fshatar apo qytetar, provincial apo kryeqytetas e marrëzira të tilla.
    Që Berisha ka qenë një ndër kardiollogët më të mirë shqiptarë, këtë vlerësim e kam dëgjuar ta thonë kolegët e tij, bile edhe kundërshtarë politikë.
    Nuk është e rastit që Berisha, ndonëse ka gati 30 vjet që meret me politikë, shumica e shqiptarëve e quajnë “doktori” e Ramën e quajnë “bojaxhiu”, pasi ndonëse ky shitet si piktor, askush nuk e njihte si të tillë para se të bëhej kryeministër.

  10. Nuk do hynja ne koment, por me kete anti kombetarin, e percaresin e shqiptareve me emer linku ALBI, qe dashje pa dashje, na jep gabimet qe edhe Noli ka bere, sipas interesave kohore nete cilat i ka shkrojtur. Por nese do lexonte trimerite e historite e atij populli te malesise, kjo thenie eshte e shpikur, e sajuar per hater te rimes. Por prape ti Albi, me pare studio historikun e prejardhjes sate, te gjysherve, e stergjysherve sepse do i keshe mercenare ne radhet e ushtrise greke, apo te asfalise. Kjo eshte historikisht e sigurte, sepse ne ate kohe, sishit ne gjendje te punonit tokat, e pranonit te rregjistroheshin ne pro militaret greke per te luftuar kunder italianeve. Sot kur duhet qe shqiptaret te mos percahen, nje korrofillak i djallezuar, qe per te mbrojtur nje idiot te perlyer ne maskaralleqet shteterore, ben percarje te tilla. Turp te vije, sepse edhe nese jane nga tropoja, ata jane, e kane qene te nderuar e kane bere dicka per atdheun, kurse ky, psikopati, pervec se lakuriqesise e anti moralit s;ka bere asgje pervec se mashtrimeve.

  11. Te madh e paske pasur pidhin e mamit o tru pidh qe salihu te priti nga pidhi mamit te ferrat e spitalit dhe sot ti pidhi mamit bythlepires i salihut me arsim vitrine na ben interesantin lart ne pidh te mamit,bashke me xixen shkoni sot te salihu shishet e shurres me vete dhe beni turnin e nates,te ka perzgjedhur vete ai salihu o rrotKari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *