• |
ide | kryesore

Champions, Pochettino kërcënon City: “Nuk do të jetë si në Premier”.

Sport



“Champions është turne komplet ndryshe nga Premier”. Tekniku i Tottenham, Mauricio Pochettino, paralajmëron Manchester City në vigjilje të ndeshjes së kthimit të cerekfinaleve të Champions. “Duam të jemi të fortë, agresivë e të luajmë me ritëm të lartë për ti vënë në krizë kundërshtarët tanë. Për pjesën tjetër do të mendojë atmosfera në Tottenham Stadium”.

Në kampionat Tottenham ka 16 pikë diferencë nga City. “Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, Manchester City është një nga skuadrat më të mira të Europës – vazhdoi Pochettino – Patëm kohë të përgatitemi e të flasim për situatra të ndryshme që mund të ndodhin. Mendoj se është një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime si trajner. Unë e Guardiola jemi përballur në Spanjë e kemi luajtur shumë ndeshje kundër njëri tjetrit. Është një cerekfinale, jo një miqësore”.

“Të tetë skuadrat janë në garë për të fituar Champions – u përgjigj Guardiola – Kjo skuadër ka treguar se është e përqendruar, pavarësisht se luan cdo tre ditë. Tottenham nuk është vetëm Harry Kane, skuadra është e gjitha e fortë. Fizikisht në të gjitha repartet është e pabesueshme, e kam thënë dhe e përsëris, por nuk do të impresionohemi nga atmosfera që do të gjejmë në stadium”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *