• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo grumbullohet kundër Ajax: por Allegri studion planin B

Sport



Me titullin vetëm një pikë larg, Juventus mund të përqendrohet totalisht tek Champions League: të mërkurën është Ajax, ndeshja e parë cerekfinale, e Allegri do të ketë në dispozicion Cristiano Ronaldo e Douglas Costa, më e paqartë është situata për Emre Can. Sido të jetë, tekniku bardhezi po përgatit planin B klasik, si për aspektin difensiv (mbrojtje me katër) ashtu edhe për sulmin (Kean).

Portugezi ka punuar pjesërisht me grupin e nëse muskuli i kofshës së djathtë i dëmtuar në ndeshjen me Kombëtaren do të japë përgjigjet e duhura, atëherë do të grumbullohet: pastaj do të jetë tekniku bardhezi që do të vendosë nëse do të nisë lojën titullar apo me ndeshjen në vazhdim. Në këtë rast do të jetë Mandzukic në qendër, mbështetur nga Bernardeschi e një mes Dybala e Cancelo. Ka marrë gjithnjë e më shumë kredite Kean, që ka treguar se është efikas si nga fillimi, ashtu dhe nga pankina.

Duke mbetur tek sulmi, arma plus e Allegri është rikthimi i Douglas Costa, që nuk luan nga 2 shkurti, por që mund të prishë ekuilibrat duke hyrë nga pankina, duke qenë se nuk ka 90 minuta në këmbë.

Për mbrojtjen, reshtimi me katër duket zgjedhja më e mundshme, por shumë mund të vendoset nga kavilja e Emre Can, që doli para kohe kundër Milan. Enjtja nuk tremb mjekët e Juventus, por mesfushori ndjen dhimbje. Vendimtare do të jenë orët para ndeshjes: pa gjermanin, do të jetë e detyruar mbrojtja me katër.



1 Comment

  1. Sa perokupohemi ne skipetaret per gjendjen e juventusit! Pika!! qe tsju bie! Shqiperia digjet kurvat media krihen! E di qe nuk e publikon,i por nuk me rruhet ca nga mjerane kinse te preokupkuar per “kuven e vjeter” qe shumicen e titujve i ka vjedhur e blere , siç ka bere edhe mut tifozi i saj ne Shqiperi qe ka vjedhur e blere zgjedhjet !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *