• |
ide | kryesore

E veja e Millosheviçit në gjendje të rëndë në spitalin rus

Planet



Mira Markoviç, e veja e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç, është shtruar në spital dhe mjekët në Rusi po kujdesen për shëndetin e saj.

Sipas gazetës serbe “Alo”, Markoviç është në Soçi dhe atje i është nënshtruar 3 operacioneve. Mjekët shprehen se Markoviç ka probleme me organet e saj jetike.

Gazeta nuk jep detaje nga çfarë sëmundjeje vuan Markoviç. Kjo e fundit u lirua së fundmi nga gjykatat serbe, për të gjitha akuzat që rëndonin mbi të. Markoviç iku në Rusi në fillim të vitit 2003, pak para vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç. Asaj iu dha azil politik dhe jeton aty së bashku me djalin e saj Marko.



1 Comment

  1. Kjo duhet te vuaje neper spitale qe te kuptoje qe Mostra nuk fiton
    veç emrin e lig qe u Le femijve.

    Kushedi a po e vuan edhe ai Mostra, I shoqi, qe doli nga Haga si I cofte….
    I cofte eshte, moster – coftine, limon I shtrydh qe merr fryme sikur ka vdek….

    Kështu e pesojne mostrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *