• |
ide | kryesore

Gazeta austriake: Shqipëria mes protestave dhe presionit nga Turqia

Lajme, Të fundit

Kriza politike që ka kapluar vendin, me opozitën që dogji mandatet parlamentare dhe ka zhvilluar disa protesta, ka tërhequr dhe po tërheq edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Më e fundit është revista austriake, “PanEuropa” që i ka kushtuar një shkrim kësaj situate, ku ndër të tjera thuhet se “Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me trazirat politike”, ndërsa autori i shkrimit është përqendruar edhe tek zgjedhjet për kryetarin e ri për 4 vitet e ardhshme të Komunitetit Mysliman.

Shkrimi i plotë:

Protesta në Shqipëri/ Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me trazirat politike.

Nga Rainhard Kloucek

Në fillim të marsit u zgjodh kryetari i ri për 4 vitet e ardhshme i Komunitetit Mysliman. Zgjedhjet përfunduan me një shumicë prej 2/3 e votave për Bujar Spahiun. Ai është një përfaqësues me orientim të moderuar europian i Komunitetit Mysliman. Zgjedhjet zgjatën disa javë në të cilat pati presion të madh që të zgjidhej kandidati tjetër Ylli Gurra. Ai doli si kandidat përfaqësues i Presidentit turk Erdogan dhe thuhet se është afër salafistëve.

Mes gjithë presionin turk, i pranishëm në Shqipëri ishte dhe vëllai i Presidentit turk Mustafa Erdogan. Qarqet e mirinformuara raportojnë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë nëpërmjet mesazheve të përfaqësuesve të qeverisë turke. Më pas në mbështetje të Gurrës dolën Kryeministri Edi Rama, Kryebashkiakiu Erion Veliaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla.

Opozita kundërshtoi ashpër ndërhyrjen e qeverisë turke dhe atë të qeverisë socialiste. Ajo ju bëri thirrje myslimane që të ruanin dinjitetin e tyre dhe të zgjidhnin rrugën europiane.

Shqipëria po përballet me problemin e trafikut të drogës. Gjurmët të çojnë në nivelet më të larta të qeverisë e cila bashkëpunon me mafian. Në rastin konkret të zgjedhja e përfaqësuesit të myslimanëve erdhi si pasojë e ndërhyrjes së agjentëve turk dhe lidhjeve më mafian e drogës. Ndër të tjera qeveria socialiste ka ruajtur lidhjet me mafien e drogës, e cila ka blerë masivisht votat zgjedhjet e kaluara.

Turqia ka influencë masive në vendet e Ballkanit. Qëllimi është marrja në kontroll e infrastrukturës strategjike. Në këtë kontekst akuzat e korrupsionit janë të mëdha. Kështu 40% e linjave ajrore janë turke. Akuza e korrupsionit kanë çuar në protesta të shumta në mars ku mijëra mbështetës të opozitës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

2 Comments

  1. mire se Biberai jeton ne amerik e asht taman biber per te korruptuemt ; po ky austriaku çe rrin ma afer nuk po din asgja per Shqipnin !!!!!!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu