• |
ide | kryesore

Juventus avancon: 60 milionë për Zaniolo, Roma ka një dilemë…

Sport



Debati i fortë për rolin e tij në fushë ndoshta do të vazhdojë pafund dhe praktikisht nuk do të ketë kurrë një zgjidhje përfundimtare. Po të ishte për të do të luante si gjysëm-sulmues me të drejtën për të mbrojtur, por Nicolo Zaniolo në këtë sezon është duke u shndërruar në një lojtar multi dimensional dhe për shumë pozicione si askush tjetër në Itali. Kush e njeh nga afër, në realitet, mbështet idenë se duke u zhvendosur në një pozicion më të avancuar 19-vjeçari do të gjendet mrekullisht, por janë vetëm opinione.

Drejtuesit e Juventusit, në diskutimet e zakonshme tekniko-taktike, janë të bindur se kanë një shans shumë të mirë për t’ia rrëmbyer Romës talentin nga Massa. Verdhekuqtë kërkojnë të rinovojnë me lojtarin, por kjo gjë do të shtynte përfundimin e kontratës në 30 qershor 2024, duke e bërë më të vështirë qasjen e bardhezinjve. Pa llogaritur që vajtja në Champions e Romës është kushti themelor, ndërsa ish-lojtari i të rinjve të Interit do të mund të mbahej të paktën edhe për një sezon tjetër.

Ndryshimet nuk janë për t’u nënvlerësuar. Paraqitja e mirë në “Marassi”, ndaj Sampdorias, shoqëruar me një goditje shtylle direkt nga goditja e këndit, shërbejnë për të bindur edhe ata pak skeptikë që mendojnë se Zaniolo shkon drejt një të ardhme si yll ndërkombëtar. Klubi verdhekuq mund të jetë i detyruar të shesë një element me vlera, duke arkëtuar aq sa i duhen. Në rastin e futbollistit të liruar në moshën 17-vjeçare me shumë lehtësi nga Fiorentina, negociata do të mund të jetë e komplikuar mbi bazën e një shifre prej 50 milion euro, me rrezikun serioz se mund të rritet edhe përtej 60.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *