• |
ide | kryesore

Kriza politike, zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë. Nis takimin e parë me Ramën

Lajme, Të fundit



Zv/ndihmës Sekretari amerkan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbërritur në Tiranë. Mësohet se prej orës 16:00, Palmer ka mbërritur në zyrën e Edi Ramës dhe pritet që takimi të zgjasë.

Gjatë ditës së martë, Matthew Palmer do zhvillojë takime me presidentin Ilir Meta, kryetarin e PD, Lulzim Basha si dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Kriza politike që po kalon vendi është në fokus të vizitës së Palmer dhe takimeve të tij këtu. Zyrtari i lartë amerikan do tentojë të negociojë rrugëzgjidhjen e ngërçit që ka përfshirë politikën, pas djegies së mandateve nga opozita dhe nisjes së protestave kundër qeverisë dhe kryeministri Edi Rama.



4 Comments

  1. Zotit Palmer besoj se Byberaj nga VOA do ti kete dhe ndonje porosi speciale,qe te kthehet perseri SB ne pushtet,se u vonu shume kjo pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *