• |
ide | kryesore

Liverpool, Klopp: “Të gjithë donin Porton… përveç nesh”

Sport



Liverpool nuk i beson Portos, kundërshtar i Reds në cerekfinale të Champions që nisin të martën me ndeshjen e vajtjes. “Të gjithë donin të përballeshin me Porto në cerekfinale, por jo ne – tha Klopp në konferencën e vigjiljes -. Personat me një njohje të mirë të futbollit nuk do të kishin dashur të përballeshin me skuadrën portugeze, kjo është e vërteta. Në krahun tjetër, askush nuk donte të ndeshej me Liverpool. E di, do të jetë një cerekfinale e vështirë, por do ta përballim në mënyrën e duhur”.

Në sezonin e kaluar Liverpool i shënoi pesë gola Portos, që tani mendon për hakmarrje. “Sfida e sezonit të kaluar mund të jetë më e nevojshme për ata se për ne – shpjegoi tekniku i klubit anglez -. Shënuam dy ose tre gola në kundërsulm, u treguam cinikë. Në këtë sezon kemi patur shumë momente pozitive në Europë, më shumë se ato negative. Pas ndeshjes me Bayern, të gjithë folën për 0-0 në Alfield Road e menduan se nuk do të mjaftonte. Përballuam me respekt të madh gjermanët e duhet ta bëjmë edhe me Porton. Thatësira e golit e Salah? Askush nuk shqetësohet, as ai vetë. Punon si gjithnjë me ritme brilante, si në stërvitje ashtu dhe në ndeshje. Kundër Southampton shënoi një gol të shkëlqyer, vendimtar, të rëndësishëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *