• |
ide | kryesore

Lleshaj: Do të marrim masa ndaj grupeve kriminale që nuk janë vënë para drejtësisë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në konferencën për median me homologun e tij të Çekisë, z. Jan Hamace, u shpreh se do merrem masa për luftën ndaj grupeve kriminale që nuk janë vënë para drejtësisë.

“Ne jemi të interesuar dhe të shqetësuar edhe për perceptimin publik që nuk është në nivelin maksimal. Ne do ta adresojmë perceptimin publik. Do të  marrim masa të forta për të thelluar luftën ndaj atyre grupeve kriminale që nuk janë vënë para drejtësisë. Për arsye të punës nevojitet dokumentimi i plotë i veprimtarisë kriminale”, tha ai.

Sipas Lleshajt, për të goditur nga të gjitha krahët strukturat e mbijetuara të krimit në Shkodër, do të bëhet një qasje e integruar.

“Do të bëhet një qasje e integruar që strukturat ende të mbijetuara të krimit në qarkun e Shkodrës të marrin një goditje nga të gjitha krahët, në mënyrë që ky fenomen dhe kjo pasiguri e krijuar për shkak të veprimtarisë së këtyre grupeve të marrë fund njëherë e mirë në Shkodër, Elbasan e gjetiu”, deklaroi Lleshaj.



4 Comments

  1. Po kush u ka ndaluar qe t mos vepronit, jeni po vete qe i perkrahni se ju duhen ne nje apo disa perdorimeshe e pastaj na thone, se paska grupe qe s;jane kapur. kur i ditkerkeni e nuk keni vepruar. Me kete akuzoni vehten e me nje drejtesi te drejte demokratike edhe ju si pergjegjes duhet te dilni para drejtesise. Po kush te veproi me ligjin, ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *