• |
ide | kryesore

Masa drastike në Zvicër për tejkalimin e shpejtësisë

Planet



Policia e kantonit Appenzell Ausserrhoden në Zvicër ka bërë kontrolle të imtësishme në rrugë me synim goditjen e rasteve, ku drejtuesit e makinave tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.
Gjatë kontrolleve të policisë është ndaluar një 47-vjeçar, i cili po lëvizte me shpejtësi prej 162 km/h.
Policia është treguar e ashpër ndaj shoferit, të cilit i është konfiskuar edhe patenta.
Ndërkohë ka pasur edhe ndalime të tjera në rrugë, në rastet ku është konstatuar lëvizje me shpejtësi tej normave të lejuara nga 108 deri në 131 km/h.  Shkelësit e rregulloreve do të përgjigjen para prokurorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *