• |
ide | kryesore

“Nëse kanë ndryshuar rregullat të na e thonë”: De Zerbi i tërbuar me penalltinë e Lazios

Sport



Sassuolo shkoi shumë pranë goditjes në shtëpinë e Lazio dhe del nga Olimpico me një barazim të mirë, por që për mënyrën si u fiksua ka lënë një shije të hidhur. Nervoz dhe ofensiv në fund të ndeshjes tekniku i jeshilzinjve, Roberto De Zerbi, për penalltinë në favor të Lazio që zhbllokoi ndeshjen.

“Ndodhi një gjë e rëndë sepse u përmbys rregullorja – tha në konferencën për shtyp tekniku – Kur topi prek fillimisht një pjesë tjetër të trupit e pastaj dorën nuk është penallti. Ky është rregulli e nëse shkon kundër rregullave ndodh dicka e rëndë. Rregullorja është e qartë, nuk është kurrë penallti, e nuk do të doja që duke na konsideruar që kemi shpëtuar, dëmi që pësuam ka më pak vlerë. Ne nuk ankohemi kurrë, por ishte shumë e shëmtuar. Nëse duan të ndryshojnë rregullat më parë duhet të na e bëjnë të ditur”.

Lazio kërkon të arrijë zonën Champions dhe barazimi kundër Sassuolo nuk është rezultati që kërkonte, porn ë anën tjetër edhe me një “ndihmë” sin ë rastin e penalltisë, skuadra e Simone Inzaghi ka bërë një ndeshje nën ton dhe ka qenë më afër humbjes së fitores, pavaraësisht rasteve të krijuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *