• |
ide | kryesore

Patozi thirrje Bashës: Mos dhuro Ramës një minierë ari!

Lajme, Të fundit

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News është shprehur se opozita duhet të hyjë në zgjedhjet vendore për të mirën e vendit. Sipas tij, nëse Basha nuk hyn në zgjedhje atëherë ai do të hyjë në histori si njeriu që i ka dhuruar Ramës një minierë ari.

“Unë nuk dua të bëj Kasandrën, por parashikoj vështirësi shumë të mëdha për opozitën shqiptare nëse nuk do arrijë dot të futet në zgjedhje. Unë mendoj se Lulzim Basha nuk ka këllqe, nuk ka shpatulla të mbajë barrën e rëndë të nxjerrjes së PD-së nga i gjithë sistemi politik. Do mbajë barrën e rëndë të përgjegjësisë së heqjes së përfaqësimit politik të PD-së në të gjitha nivelet.

E di ç’do të thotë të mos hysh në zgjedhjet lokale, se në zgjedhje të përgjithshme edhe mund të mos hysh. Ose futesh me shpresën që mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhje lokale të parakohshme nuk ka kurrë. Duhet të ishte një kambanë për Lulzim Bashën dhe për këdo tjetër se është e frikshme mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale.

Do të hyjë në histori si njeriu që i ka dhuruar Edi Ramës një minierë floriri. Në sensin që do t’i ketë kryetarët e bashkive sikundër ka drejtorët. Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje dhe nëse nuk merr pjesë asnjë forcë tjetër relevante, sigurisht që Rama mund t’i fitojë të gjitha bashkitë. Kjo do ishte një gjë shumë e rëndë dhe e pandreqshme” – thotë Patozi.

12 Comments

  1. Po mire ore Patoz, keshilla jote eshte qe ti Bashe, hidhi ne humnere tere sakrificat e demokrateve , qe kerkojne qeveri teknike, pas tere provave e fakteve, se me Ramen nuk ka zgjedhje, sepse jane provat qe kane dhene me kete e banden e tije nuk mund te behen zgjedhje te lira e te ndereshme. Keshtu qe Patozi si mine me sahat, kerkon, qe jo te keshilloi, por ta hedhe ne ere tere luften demokratike te opozites kunder kesaj mafie, Le ti fitoi vetem per vetem rilindja bashkite, por mos harrojme se bota, vendet europiane demokratike, kurre nuk mund te pranojne zgjedhje ku merr pjese vetem nje parti, kjo eshte me se e sigurte. E pse u dashka qe opozita te lepije tere sakrificen qe ka bere per te arritur qellimin e sot me nje keshille absurde, se gjoja opozita po mos mori pjese ne zgjedhje, eshte e denueshme, dhe qe i jepkerka minierat e arit( sinonim) ketij banditiKMKurre, opozita nuk duhet ti nenshtrohet ketij banditi kryeminister, sepse ai ka humbur shume terren, e me kesi propozimesh sabotuese te rruges se opozites, duan diskretitimin e saj, por me zgjedhje keshtu sic na e propozo Patozi.

  2. Filloj ky te japi mend si -Taku NGJELA te tjereve.Por ti o zagr dhe sikur te hyje Basha ne zgjedhje ti dhe ata langaraqet si ty kunder partise demokratike do votonidhe prisni qe ai te humb zgjedhjet .

  3. Filloj ky te japi mend si -Taku NGJELA te tjereve.Por ti o zagar dhe sikur te hyje Basha ne zgjedhje ti dhe ata langaraqet si ty kunder partise demokratike do votonidhe prisni qe ai te humb zgjedhjet .

  4. CA KUPTIMI KA TE HYJE NE ZGJEDHJE LOKALE ME RAMEN KRYEMINISTER? NESE HYNENE ZGJEDHJE , BASHA BEHET DIREKT I PABESUESHEM .

  5. Ja shpellaret e zakonshem te lapsit qe nuk kuptojne asgje,patos lulu nuk kupton cfare thoni ju ai kupton vetem parate ruso-serbe dhe agjentin e UDB,Bisturia qe qellim kane vazhdimin e shkatarrimit te shqiperise,e kane filluar qe ne vitin 1991 dhe duan ta bejne akoma lulu eshte trashigimtari i zgjedhur nga Trusti i Geshtenjave per kete projekt ruso serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu