• |
ide | kryesore

Sondazhi/ 63% nuk besojnë te Vettingu. Ç’lojë po luan Soros?

Arkiva, Kryesore

Një njoftim diskret, që mban siglën e Fondacionit Soros, ka pa asnjë diskutim efektin e një bombe. Sipas tij, plot 63% e shqiptarëve nuk kanë besim se Vettingu i bërë në kuadër të reformës në drejtësi është i drejtë. Po kjo shifër e të anketuarve nuk besojnë se pas përfundimit të këtij procesi do të kemi një drejtësi të pastruar.

“Gjëma” e këtyre shifrave bëhet edhe më e madhe po të shikosh se kush i ka bërë publike ato. Dokumenti mban poshtë nënshkrimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Fondacionit Soros, dy prej mbështetësve dhe propaganduesve më të mëdhenj të reformës në drejtësi.

Por për të qënë të saktë dhe të drejtë duhet ta themi që në fillim, se pavarësisht nga ekzaltimi i kritikëve të reformës, qofshin këta opzitarë politikë apo kundërshtarë publikë, këto rezultate duhen marrë me rezervë.

Organizatorët theksojnë se në këtë sondazh janë pyetur online vetëm 416 persona. Madje KShH e thekson vetë në komunikatën e saj se ky sondazh është kryer vetëm online dhe për rrjedhojë të dhënat nuk duhet të konsiderohen tërësisht të plota dhe as tërësisht të sakta.

Gjithsesi, ajo që bën përshtypje është fakti se këto shifra anketimi janë publikuar edhe me pëlqimin e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur që e ka financuar atë. Pra “lajmi” nuk qëndron tek saktësia e shifrës në vetvete, por tek fakti se Soros ka dashur të hedhë në publik dyshime për dështimin e Vettingut dhe për humbjen e optimizmit se Reforma nuk po ngjall më besim tek shqiptarët (Çuditërisht numri i atyre që janë skeptikë, është pothuajse i njëjtë me numrin e atyre që duan të braktisin vendin si rezultat i mungesës së shpresës 62- 63%). Shumë interesante është të shihet se në komunikatë janë përfshirë edhe komente të njerëzve poshtë sondazhit, të cilët thonë se “në kontrollin e figurave përdoren “standarde të dyfishta” si në rastin e disa subjekteve, të cilët edhe pse nuk e kanë justifikuar pasurinë, vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë”.

Ç’do të thotë kjo?

Hipoteza e parë është se edhe konceptuesit e reformës në drejtësi, tashmë po ndërgjegjësohen se ajo u kap politikisht nga fijet e pushtetit të Ramës. Që kur ky i fundit erdhi në pushtet, Fondacioni Soros kishte gati reformën në drejtësi. Zbulimi nga grupimi DC Leaks i mijra emaileve të fondacionit të miliarderit që spekulon në bursa, treguan se ai kishte edhe një plan strategjik 2013- 2017 për ndryshimin e Kushtetutës së vendit tonë për të përmbysur sistemin e vjetër të drejtësisë. Në dokumentin e bërë publik gjendeshin shprehje si “është koha e duhur për Fondacionin për të kapur momentin dhe filluar shtytjen për reformën kushtetuese”, Fondacioni “është organizata më e mirëvendosur në Shqipëri për të ndërmarrë këtë sfidë”.

Lexo më tej:

Dokumenti që tregon se pas Reformës në Drejtësi qëndron Soros

Dhe kështu u bë. Të gjithë janë të njohur me seminaret e tryezat e punës, financimin dhe përzgjedhjen e specialistëve që bëri Soros për të çuar para reformën. Madje në dhjetor 2015 këtë e miratoi edhe vetë kreu i komisionit parlamentar Fatmir Xhafaj, i cili tha:“Një falënderim mirënjohjeje dua t’i shpreh Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros, Andit (Dobrusha, drejtor i fondacionit) dhe ekipit të tij të palodhur për suportin e fortë teknik e financiar, përcaktues për ecurinë e mbarë të procesit dhe padyshim nismëtar për nevojën për një projekt ndryshimesh kushtetuese në vend”.

Eshtë pikërisht ky nismëtar i reformës që po u bie kambanave të alarmit për dështimin e saj, pasi ajo ka humbur besimin e publikut.

Dhe një hipotezë e dytë se pse po e bën tani,  duhet kërkuar tek një formë kërcënimi.

I bindur se Rilindja e ka kapur tashmë drejtësinë, Fondacioni Soros po i çon Edi Ramës një lajm. Botimi i një sondazhi pa vulën e saktësisë shkencore, mund të interpretohet si një paralajmërim. Nëse reforma kthehet në rrugën e duhur, kjo anketë mund të quhet fare kollaj një gabim. Nëse qeveria vazhdon në këtë rrugë, Soros nuk do të marrë vulën e turpit dhe po distancohet prej saj, duke u bërë i pari që tregon me shifra se shqiptarët nuk besojnë më tek vetting-u.

©Lapsi.al

22 Comments

  1. Eeeeeee kur fliste Lulëzimi me shokë i thonit tradhëtar nuk e do reformën nuk do Shqipërinë po tani???????
    Perfundimisht jemi vend kaviesh për eksepriment!
    Hajde Selam!

    1. O kurvat e lapsit dhe gjith ju qe shkruani kundra reformes. Lerini propaganden se nuk haheni dot me ata qe po drejtojn reformen. Jeni fije bari para tyre. Nguliteni mire ne mendje, reforma do ju shqyej bythen te gjithve atyre qe kan abuzuar me kete vend. Po na nxirrni teori tani qe nuk e do njeri kete rreform. Jua kuptoj hallin qe ju ka zen ju, dhe padronet tuaj. Po nuk ka shpetim per ju. BYTHA DO JU SHQYET, PASURIT DO JU KONFISKOHEN.

    2. Lexoni me posht te gjith komentet. Ata qe jan kundra reformes jan pa emer. Pra eshte vetem nje e shumta dy qe shkruajn. Do jet ndonje nga ata, qe vetingu e zbriti nga perendi qe e mbante vten, ne nje krimb halesh.

  2. 63% ?????!!!!!!!!!!??????????????
    163 % thoni . Kush hajvan beson tek kjo çorbe qe gatuan keto funderrina ?
    HIQINI TE GJITHE PA PERJASHTIM , JANE DERI NE FYT ME PISLLIQE . ME ZHULSAT JANE OPGJ .

      1. Ca vetingu thon keta. Te hiqet fare ce duam, mire i kishim ata qe ishin. Ishin te gjith njerez me integritet te paster e te dashur. Kush e di se cfar te korrutuarrish do na ven keta te huajt qe i zgjedhin. Ku je o sale pse nuk flet direkt, po i bie me spond. Fol o burr dil hapur dhe thuaj nuk ben ky lloj vetingu qe bejn te huajt. Veting ben vet ti, ja un them qe kur te vish ti ne pushtet, ta besh ti vetingun. Dakort je ti, se besoj te kesh kundershtime.

  3. Qe reforma ne drejtesi e ktheu shume prapa drejtesine shqiptare, kjo eshte e sigurt. Por duhet te kemi te qarte se shenjat ishin dhene qysh kur u hodh ideja e nje reforme te tille. Ne cilindo vend me demmokraci te konsoliduar, nje reforme ne pushtetin gjyqesor e propaganduar me te madhe nga qeveria eshte e destinuar te sjelle pasoja negative. Nese behet fjale per vender e ish Lindjes komuniste, kuptohet se cfare produkti do te nxjerre. E njejta gje ndodhi edhe ne Poloni ku ne pushtet eshte e djathta. Kjo nuk eshte ceshtje te majte apo te djathte, por thjesht e nje mentaliteti te ngulitur qe nga mesi i shek. XX. Ne Shqiperi po te hysh ne detaje pastaj kush jane njerezit qe bene kete reforme dhe qe deejtojne institucionet e dala pas reformes, kuptohet qarte se kush ishte qellimi. Por mendoj se e keqja nuk perfundon ketu, pasi edhe pas nderrimit te pushtetit qe me sa duket do jete i parakohshem, do duhet shume pune per te zhbere demet e deeitanishme dhe pales qe do vije ne pushtet do i interesoje te kete kontroll mbi gjyqesorin. Pra jemi ne momentin me te keq te drejtesise dhe nje perendi e di se kur mund te rregullohet.

  4. Nqs Sorrosi e ka nxjerr 63% imagjonoje sa eshte shifra, te pakten 85 %.. Cdo gjyqtar apo prokuror qe nuk kustifikon dot pasurine apo eshte kapur me shkelje te renda duhet te largohet nga sistemi dhe pasuria ti konfiskohet ne baze te ligjit. Vetem atehere do vendoset drejtesi dhe te tjeret qe do vine me pas do ta pyesin bythen mire. Menyra tjeter eshte si tek filmi “Antikrimi” i cili flet per Italine e viteve 80

  5. Bravo soros shpellaret dhe kundershtaret e reformes salihu likja lulu mona dhe te gjithe bythlepirsit sapo kane filluar te lepijne beshtymen qe kane hedhur per sorosin,kjo quhet fitore per ju lepirsa,tani radhen e ka amerika dhe gjermania per ta hedhur poshte nje nga reformat me te rendesishtme te drejtesise,ju lepirsa besoni se kjo do ndodhe Kurre flejeni mendjen dhe vazhdoni te besoni kete sondazh me 460 mjerane si bythelepirsa Stalin zigur xixa fax juri kristi byroisti ……….etj

  6. Sorosi po nderron njerezit, koha e Rames mbaroi, Koha e Veliajt filloi . Sipas propagandes qartazi Veliaj punon ne Tirane ndersa Rama sben asnje pune ne Shqiperi por qeverris me banda , droge, xhafen, qazimin dakon bushin rroshi prengen frrokun doshin etj qelbesira. Se fundmi doli dhe top channel komplet kunder Rames kjo tregon qe Soros tashme e ka identifikuar pasuesin e tij ne Shqiperi. Doemos smund te ishte Saimir Tahiri nga ministrat me i miri! Por Lali Kellira.
    Rama u dogj si karte. Ka marre tatepjeten . Dhe ata qe te ngriten do te kujdesen qe ta detyrojne tedorehiqet nga qeveria dhe te hape krahun duke i lene rrugen e lire ne PS Kellires-Veliaj

    Mbreti vdiq . Rrofte mbreti !

    Vetingu eshte nje hic i madh, nje brime ne uje. Drejtesia si shtylle e pavaruar e pushtetit eshte e asgjesuar. Ishte e korruptuar por mund te jepte vendime. Tani nuk jep me dot asnje vendim, praktikisht afer ZEROS. Soros krijoi fushe te lire per te gjithe qelbesirat per te vjedhur abuzuar, dhunuar dhe sigurisht per te trafikuar droge-kokaine-heroine-hashash. Praktikisht nese abuzon me cdo lloj vepre penale eshte e pamundur te kapesh( balili psh), hetohesh(tahiri, gon xhafa, dako, shullazi etj) e lere me te denohesh(Fullani, Dritan Dajti etj ).

    Sorosi punen e vet e kreu. Financoi nje peshtjellim per nje krize. Krijoi problemin. Tani do qe te jape zgjidhjen me Veliajn. Serish ne funksion te axhendave qe jane larg dhe qe skane te bejne me mireqenien dhe te ardhmen e shqiptareve . Pasojat jane te prekshme

    400 mije te ikur nga syte kembet ne europe 2013-2018 dhe 65% qe duan te ikin ne emigrim, nga keta qe jane ketu 65% kuptohet, pra 65% e 2.6 milion banoreve aktuale . Per kureshtaret, ka 650 mije pensioniste , qe jane rreth 1/4 e popullsise. Se cdo bejne 650 mije pensioniste ne shqiperi pa krah pune qe tu paguaje pensionet kjo eshte perseri nje nga konkluzionet e qeverrise rilindase se mbeshtetur nga Soros dhe reformes ne drejtesi.

    Sorosi financon dhe mbeshtet ndyresira perverese me doza te forta kriminale si Rama dhe Veliaj, Persona te cilet duke rendur drejt pushtetit per shkak te psikopatise perversitetit dhe fuqise se parase cojne drejt boshatisjes se plote nje vend si shqiperia. Si bicim eksperimenti duket ne pamje te pare. Axhendat globaliste prodhojne skllever nga vendet si shqiperia dhe rrisin trysnine ne vende pritese te emigranteve si gjermania, psh nje shqiptar qe iken dhe jeton ne kamp ne gjermani i ka pritshmerite 0 , shpreson te jetoje si nje qenie frymore por fatet e tij jane teresisht ne dore te nje shteti te huaj, kjo e ben te pranoje pa shume rezistence cfaredolloj oferte qe i vjen….. ndersa nje gjerman do ndjehet i rrezikuar nga vershimi masiv i ballkanasve qe eshte YLL por nga sirianet afganet arabaet dhe afrikanet??? Ndjehet ne trysni per punen qe i rrezikohet nga keta emigrante te lire, ndjehet i pasigurte per familjen, per perdhunimet , per kulturen inferiore qe vershon mbe ta . Keta vendas do te reagojne dhe do te organizohen duke dale parti te reja me prirje nacionaliste qe shpeshhere jane te mbushur me agjente te Sorosit per te krijuar trazira dhe peshtjellime te reja ne vendet pritese duek i larguar nga tradita kristiane europiane qe keto vende kane. .
    …se pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumbeta ngrehuni dhe bjeruni ……..

    Por ndoshta do ta mbushe shqiperine me siriane, arabe, dhe afrikane ???? eksperiment tjeter….

  7. Jo reforma ne drejtesi, po as edhe reforma me e parendesishme nuk mund te kete besueshmeri e ardhur nga njerez pa konceptin e kushtetuetshmerise dhe shtetformimit. Rama sidomos kete e ka te mete te rende, i vetquajtur pragmatist sic eshte. Ne botekuptimin adoleshent te Rames pragmatizem do te thote ai te lihet te veproje ekstraligjerisht si ti doje qefi nderkohe qe ne te tjeret te rrezikojme burgun per lloj lloj vogelsirash, sepse ai eshte njeri me i larte se ne katundaret e thjeshte. Ky njeri i trashe me nje dore kerkon te ndertoje pallat, me doren tjeter rrenon themelet mbi te cilat po ndertohet.

  8. Vertet mendoni se SHBA qe e ka bere reformen ne drejtesi (vettingun) e rruan karin per keto lloj idiotesish ,pseudo sondazhesh ???Me sa duket rrotkarizimi po arrin kulme te reja .

  9. @ArtaArtistja&TahirBacova 18:02 të përgezoj për Gjithë argumetin dhe intelekualitetin qe ke!
    Falemnderit Zotit qe ka akoma shqiptare me mendjen plot si ty!
    Gjithe te mirat!

  10. Ky duhet te marr me bete xhafen lali erin edi ramen vlahutinken bashen salen dhebgjithe me rradhe e te digjen te gjalle ndryshe te kthjene leket nje e nga nje deri tek e fundi qe i takon njerzve. Tjeter rruge nuk ka.

  11. Per Sorosin, keta qelbesirat e rilindjes qe tere pushtetaret ebiles edhe gruan e idiotit e kane nga Sorosi, tani i kunder vihen filantropit me origjine hungareze por cifut. i cili ka investuar shume per bijte e kelyshet e komunisteve pas demokracise, e deri sa i solli ne pushtet, edhe me politiken amerikane, qe investonte…………….Por me sa duket, prishjet e ekuilibrit, e tufes soriste qeveritare ne politikat e tije, apo mbase edhe me abuzimet financiare, ka lindur konflikti, sepse zgjatja e procesit te vetingut nga mashtruesi, e lojrat politike me kundershtaret e sorosit qe ben idioti KM, mundet te jene shkaku qe Soros do qe ta rrezoi Ramen, pasi s;ka besim me tek ky psikopat. Por qe reforma ne drejtesi eshte tashme e deshtuar kjo nuk ka komente perparimi, por deshtimi.

  12. Vertet cfar po kurdis Soros?
    Planet e tyre jane shum te planifikuara e te mirmenduara deri ne detaje.
    Un po ju them se sado djallezor e inteligjente e te plotpushtetshem t,ju duket vetja me planin ,planet tuaja djallezore do t,u dalin tere halet ,funderrina diabolike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu