• |
ide | kryesore

Tronditet Arsenal: Xhaka rrezikon sfidën me Napolin

Sport



Arsenal, pasi humbi sfidën e Premier League 1-0 kundër Everton, e ka përqendruar vëmendjen totalisht në Europa League, ku cerekfinalja i rezervon një përplasje të fortë kundër Napolit. Sikur të mos mjaftojnë kundërshtari solid, Topcinjtë shkojnë drejt sfidës me dy pika kryesore si Laurent Koscielny dhe Granit Xhaka, të cilët janë në dyshim të fortë për sfidën e së enjtes.

Për ta konfirmuar këtë ka mjaftuar trajneri i Arsenal, Unai Emery, në konferencë për shtyp, pas humbjes me Evertonin: “Nuk e di. Koscielny duhej të kthehej në dispozicion, por dje e kemi marrë vesh që nuk ishte i mundur. Dua të jetë mirë fizikisht për të enjten, por varet se si do të shkojë. Për Xhakën është e njëjta gjë dhe mesfushori është në dyshim për të enjten. Por kemi lojtarë dhe dimë që mund të prodhojmë paraqitje të mira me të gjithë lojtarët. Kemi fituar edhe me lojtarë të tjerë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *