• |
ide | kryesore

U padit për shpifje dhe fyerje nga Nikolla, Gjykata shpall fajtor ish-deputetin e PD Luciano Boci

Lajme



Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka përfunduar sot gjykimin për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Luciano Boci, i paditur për shpifje nga ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në përfundim të seancës, trupi gjykues e shpalli fajtor ish-deputetin Boçi për veprat penale të shpifjes dhe të fyerjes, duke e sanksionuar me një gjobë prej 50.000 lëkësh të reja për secilën prej akteve të ezauruara.

Ish-ministrja Lindita Nikolla e paditi për shpifje dhe për fyerje ish-deputetin demokrat Boci pas akuzave të tij për shkelje në tenderin për dëftesat e lirimit të shkollave 9-vjecare.



3 Comments

  1. Ore nuk e kuptoni qe gati 70% e atyre deklaratave qe bejne keta te PDs jane ose shpifje ose hamendesime. Vetem 30% te tyre jane te verteta, por te cilat e humbin vleren kur sheh qe gati ne 2 ne 3 deklarata jane genjeshtra.
    Si ajo deklarata e djeshme per nje lagje me kulla per oligarket tek universiteti buqesor dhe si ajo deklarata e kullave per oligarket tek toka e gardes se republikes.

    Shume pak e paskan denuar.

    1. Normalisht duhet ta deklaroje ne formularin e pastertise qe eshte denuar nje here per SHPIFJE.

      Tani a hyn SHPIFJA ne veprat penale te cilat nuk te lejojne te zgjidhesh deputet , kete nuk e di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *