Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm më fshatin Breg të Pukës, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Për pasojë ka humbur jetën çifti Petrit e Dava Ndoj, 40 dhe 35 vjeç.
Në momentin e rënies së zjarrit ata po flinin në katin e dytë, duke mos mundur dot të dilnin gjallë nga shtëpia.
Pas ngjarjes së rëndë, i zoti i shtëpisë, Pal Gjoni ka treguar tmerrin që ka parë me sytë e tij.
“Kam dëgjuar tjegullat që kërcisnin kur me doli gjumi. Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. I kam thirrur djalit qe të nxirrte gruan që e kam të paralizuar. Ai nuk mu përgjigj kurrë më. U gëzova kur pashë që fëmijët ishin në oborr. Ajo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt”, tha i moshuari.
Çfarë tragjedie, ngushëllime familjes!