• |
ide | kryesore

Bey publikon trailerin nga dokumentari i saj (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Beyonce publikoi ‘trailer-in’ e dokumentarit të saj në ‘Netflix’.

Gjatë videos, duket vajza e madhe e këngëtares duke kërcyer, ndërsa më pas disa pamje të djalit dhe vajzës 22 muajsh, Sir dhe Rumi. Që pas lindjes së binjakëve, Beyonce është treguar shumë e kujdesshme dhe nuk ka publikuar asnjë foto apo video ku fëmijët e saj mund të dukeshin qartë. Pjesëmarrja e tyre në dokumentar, i ka bërë fansat shumë kuriozë dhe tashmë të gjithë presin me padurim publikimin e tij të plotë. Do të ketë skena nga koncertet e Beyonces, performanca, prova, momente familjare etj. Kujtojmë që pak kohë më parë, mamaja e këngëtares zbuloi disa detaje rreth fëmijëve të Beyonces për ‘UsWeekly’. Ajo tha se vajza e vogël do sundojë botën, djali është i qetë njësoj si babai i tij, ndërsa Blue Ivy është mbretëresha e dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=fB8qvx0HOlI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *