• |
ide | kryesore

Çështje familjare: James Rodriguez ka një motiv të fortë për të zgjedhur Napolin…

Sport



James Rodriguez është një nga ata lojtarë që shumë klube të rëndësishme do ta donin në skuadër dhe me Bayern Mynih që nuk ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e blerjes, për kolumbianin duket se do të nisë një ankand në merkaton e verës. Vetëm se James ka një lidhje që e con drejt një destinacioni të pazakontë. Fantazisti është i martuar me Daniela Ospina, motrën e portierit të Napolit, David dhe kolumbiani nuk do ta mohonte një të ardhme në Itali.

Ndonjë zhurmë, apo fjalë për një kalim tek Napoli tashmë ka kohë që ka dalë, edhe pse lojtari paguhet dhe kushton shumë. Situatën e ka kthyer në vëmendje vjehrri i tij, Hernan Ospina, që ka treguar gjithçka për mikrofonët e Radio “Kis Kis” Napoli: “Po, mendoj që një ditë James Rodrigez do t’i pëlqente të luante në Itali, në një klub si Napoli. Të gjithë kolumbianëve do t’i kishte pëlqyer të luanin në Serie A, aq më tepër që ka shumë të tillë në kampionatin italian. Me ardhjen e Cristiano Ronaldo në Itali vlera e kampionatit është rritur. Ançeloti? Të dy kanë një raport të mirë, do të më pëlqente nëse do të vinte në Napoli me këtë trajner”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *