• |
ide | kryesore

Champions, mesazhi i Cristiano Ronaldo për Allegri: gati për Ajax

Sport



“Trajner, unë jam gati!”. Cristiano Ronaldo, 15 ditë nga dëmtimi i pësuar në transfertën me Kombëtaren, ndihet plotësisht i rikuperuar e në ndeshjen e vajtjes cerekfinale të Champions kundër Ajax dëshiron të jetë: për vete e për skuadrën, duke patur parasysh kapacitetin unik për të përfshirë dhe karikuar këdo që luan pranë tij.

Natyrisht nuk është një nga ato lajme që Massimiliano Allegri nuk do ta donte. Madje e ka pritur krahëhapur. Puna e kryer ka qenë e kënaqshme, ndërsa sot do të bëhen vlerësimet e fundit përpara ndeshjes në Johan Cruijff Arena të Amsterdam.

Dyshimet lidhen vetëm me faktin e minutave që mund të ketë CR7 në këmbë: grumbullimi i tij është i sigurtë, madje edhe prezenca nga minuta e parë, sepse është e vështirë të imagjinosh Ronaldo të ulur në pankinë për një ndeshje të tillë. Mbetet vetëm për tu parë nëse ka 90 minuta në këmbë, pas dy javësh stërvitje me ritme të ngadalta. Megjithatë për dikë që në cerekfinale të Champions, në 20 ndeshje ka shkuar në gol 23 herë, asgjë nuk është e pamundur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *