• |
ide | kryesore

Champions/ Ten Hag nuk ka frikë: “CR7? Ne kemi De Jong”

Sport



“Të lumtur që Cristiano Ronaldo do të jetë”, kështu Erik Ten Hag në vigjilje të ndeshjes së parë cerekfinale të Champions Ajax-Juve ka pritur lajmin e rikuperimit të yllit portugez të bardhezinjve. Tekniku i hollandezëve është i sigurtë në potencialin që ka skuadra e tij: “Nuk do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë kundër Real Madrid, por do ta përballojmë me stilin tonë”.

Të dy formacionet kanë tashmë kampionët e tyre më të rëndësishëm në formacion: nga njëra anë rikuperimi i CR7 nga ana tjetër ai i De Jong: “Kavilja e tij? Gjithcka në rregull, do të jetë në ndeshje”.

De Jong e De Ligt janë yjet e këtij Ajax dhe tekniku e di mirë cfarë pritet nga kampionët e tij: “Po flasim për dy lojtarë të jashtëzakonshëm, por besoj që të gjithë lojtarët e mi janë të aftë të luajnë në nivele të larta. Kanë potencialin për ta bërë, por ne po përpiqemi ti mbajmë të gjithë sepse vitin e ardhshëmduam të themi fjalën tonë në Europë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *