• |
ide | kryesore

“Corriere della Sera”: Supergrabitje në Rinas, një i vrarë dhe 10 milonë euro të zhdukura

Lajme, Të fundit



Lajmi për grabitjen e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit ka bërë menjëherë jehonë në mediat ndërkombëtare. “Corriere Della Sera” shkruan se “një i vrarë dhe 10 milionë euro të zhdukura është bilanci i një grabitjeje spektakolare në brendësi të një avioni plot me pasagjerë gati për tu ngritur në aeroportin e Tiranës me destinacion Vjenën”.

E përditshmja italiane shkruan se banditët kanë qenë të paktën 3 të maskuar si doganierë dhe të armatosur me automatikë dhe granata dhe kanë hyrë në pistë nga porta e emergjencës për zjarrfikëset. “Goditja milionere” sjell edhe një herë në vëmendje mungesën e sigurisë në aeroportin e vetëm të vendit të vogël ballkanik” – shkruan “Corriere” e cila shkruan se njëri nga banditët mbeti i vrarë 2 kilometra larg aeroportit. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *