• |
ide | kryesore

Grabitja e armatosur/Qeveria e kërkon fajin në Kinë

Arkiva, Të fundit

Këtë herë “kazani” është me origjinë nga Kina. Koncesioniari aziatik i aeroportit të Rinasit është vënë në qendër të akuzave nga qeveria shqiptarë për vjedhjen e armatosur të 10 milionë eurove që u krye këtë të martë në pistën e Rinasit. Sipas Ministres së transportit dhe energjitikës, Belinda Balluku (foto poshte) fakti se grabitësit kanë arritur deri në pistën e aeroportit duhet lidhur me rrefuzimin e kinezëve për të mos pranuar masat e sigurisë që ka dashur të imponojë qeveria. “Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet. Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq. Ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë dhe s’do të kalojë, vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë” ka shkruar Balluku nga Berlini ku ndodhet për një vizitë pune.


©Lapsi.al


8 Comments

  1. po pse o lapsaxhinj te mutit , pse nxirni mut nga goja ?

    Nese qeveria shqiptare i ka kerukuar koncensionarit kinez te rrisi sigurine e aeroportit dhe ata nuk kane bere asgje, perse mos tja kujtojme atyre zverdhanikeve qe te kesh koncensjonin e nje aeroporti nuk do te thote te fitosh vetem euro, por do te thote gjithashtu qe te sigurosh aeroportin.

    Kinezet duan vetem te fitojne dhe te mos harxhojne asnje lek per sigurine e aroportit.

    1. Sepse i dashur komentues, kur koncesionari nuk i bindet rregullave te Qeverise, i hiqet koncesioni. Ketu nuk behet fjale per ndonje gje qesharake, por per nje gje shume delikate ku mund te shkaktohen me qindra viktima dhe te demtohet e gjithe industria e aviacionit dhe turizmit ne rast te ndonje atentati terrorist.

      Ministrja flet si analiste, sikur ska gje ne dore. Nderkohe duhet te marre pergjegjesine e plote per mos detyrimin e kompanise koncesionare.

  2. Si ka mundesi qe aeroporti NENE TEREZA,nuk qenka ne Pekin!?
    Une e “di” se asht ne Rep.Pop.Soc.Kom.te Kines!!??
    Pra qeveriqia jone nuk ka pergjegjesi per sigurine e udhetarve ne Rinas.Ate e ka Chu En Lai,Lin Biao ose ndoshta Mao Ce Dun!?
    Te na e rruaje sa te maleve qeveriqia ine me ne krie shoqin Edver Ramhoxha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu