• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas, është e njëjta kompani që u grabit edhe tre vjet më parë

Lajme, Të fundit



Lapsi.al mëson të tjera detaje nga grabitja spektakolare e 2 milionë eurove në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Kompania private e cila bënte shoqërimin e parave drejt avionit, është “Nazeri 2000”. Paratë mendohet se ishin të një prej bankave të nivelit të dytë.

Tre vjet me parë po në aeroportin e Rinasit, ndodhi një tjetër vjedhje e bujshme. 3 milionë euro u grabitën nga persona të armatosur, ndërsa paratë shoqëroheshin sërish nga e njëjta kompani ‘Nazeri 200’, në bashkëpunim edhe me kompaninë ‘Jaguar’.

Nga shkëmbimi i zjarrit mes rojeve private dhe grabtiësve, ka mbetur i vdekur një prej këtyre të fundit. Ideniteti i tij nuk dihet ende. Grabitësit hynë në pistë me një furgon i cili kishte mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Ata kishin veshje si agjentë të Hetimit Tatimor. Pas grabitjes makina e tyre është gjetur e djegur pranë Babrrusë. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.

©LAPSI.al 



8 Comments

  1. Siguria eshte zero ne Rinas, ne vend qe te ishte e supersurvejuar .
    Aeropertet ne cdo vend te botes jane te blinduara, kurse ketu eshte vk, turp per shtetin

    1. O rrot kari ca flet kot kur sdi. Ne rinas ka mbi 100 kamera, e di une se punon nje komshiu im aty. Cdo gje eshte e regjistruar.

  2. me edvin qelbesir ramen te perdhunojn ter familjen me ze dhe figur dhe perdhunuesit ikin.i duhen edvinit e erionka velines para per zgjedhjet,blen derra,lop.gica,dele,kazan,gjela maje plehur,kadri etj.lum qenefi negjmije ku jeni ngjizur e lindur ju RIDHJERJET E STALINIT,ENVERIT,MAO LUU CE DUNIT E POPOVIQ TITOS.

  3. Kane ruajtur diten kur nuk kishte police ne aroport sepse -LESHI-i kishte derguar tek Bregu iLumit per te dhunuar banoret eqe u prishen shtepite.

  4. Aeroporti ka siguri te plote…edhe shume kamera…edhe shume specialiste..aq sa nuk lejojne asnje qe ka thyer vizen tre mujore qe te largohet drejt BE pa e krehur mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *