• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas, gjendet i djegur furgoni i përdorur nga autorët

Lajme, Të fundit



Duket e njëjta skemë si në cdo grabitje apo ngjarje kriminale tjetër. Për të humbur gjurmët, digjet automjeti i përdorur nga autorët. Një furgon është gjetur i djegur në zonën e njohur si “Kodra e Kuqe” pranë Babrrusë, në Kamëz. Dyshohet se ky është mjeti i përdorur nga autorët e grabitjes së rreth 2 milionë eurove në aeroportin e Rinasit para pak minutash. Në këtë ngjarje ka mbetur i vdekur edhe një prej grabitësve gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë. I plagosur është edhe një person tjetër. Policia vijon kontrollet në zonën përreth për të rënë në gjurmët e autorëve.

©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *