• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas, ky është një prej autorëve që mbeti i vrarë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Ende nuk dihet identiteti i një prej grabitësve që mbeti i vrarë nga përplasja me policinë në aeroportin e Rinasit. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se ai është rreth 30 vjec dhe me gjatësi relativisht të lartë. Sic shihet në foton më poshtë, ai ka qenë me veshje kamuflazh ushtarak.

Ka pasur me vete armë automatik me dy krehëra, granata dore si dhe pranga policie. Trupi i pajetë është marrë nga mjekësia ligjore për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe cfarë është më e rëndësishmja të bëhet identifikimi i tij.

Mendohet se kanë qenë 4 grabitës. Pas shkëmbimit të zjarrit autorët janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. Rreth 500 forca policore janë angazhuar në një operacion për kapjen e tyre. Shuma e grabitur e parava dyshohet se është rreth 10 milionë euro.

©LAPSI.al



4 Comments

  1. E njëjta kompani????? Këtij horri i duhet hequr licensa se mund të jetë çdo gjë tjetër por për këtë punë nuk qenka. Me siguri ose pastrohen para ose vidhen për tu përdorur per zgjedhjet e ardhshme

  2. Qe ketu ka gisht nga shteti dhe qeveria e drogaxhinjve nuk diskutohet.Kesaj firme duhej ti ishte hequr -lishenca-qe ne vjedhjen e pare,po ketu e ka nje te vertete se ka mundesi qe keto leke te perdoren per fushaten elektorale sepse leket e hashashit po mbarohen ,Por c’faj ka ky i shkreti qe u vra dhe iku si qeni ne vreshte ,Ube koke turku per kete vjedhje ,pr keta monstra nuk kaneshpirt keta sakrifikojne njerez per hir te idealeve te partise .Dhe kjo grabitje nuk ka per tu zbardhur kurre .Vetem do arrestohen disa te pafajshem qe nuk do kene lidhje me kete grabitje.

  3. Ne fillim te marrjes se pushtetit u vodh Banka e Shqiperise.
    Eshte e dyta here qe sulmohen makinat ne aeroport dhe vidhenleket .Kesaj radhe parate paskan qene te bankave tona te nivelit te dyte.
    Kjo vjen ere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *