• |
ide | kryesore

I quajti shqiptarët terroristë dhe gjakpirës, Hajradinaj shkarkon menjëherë ministrin

Lajme



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Administratës Publike, Ivan Teodosijeviq, pasi ky i fundit ka përdorur fjalë fyese ndaj shqiptarëve dhe ka mohuar historinë e dhimbshme të Masakrës së Reçakut, ku u vranë barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. “Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi.”- ka shkruar Hajradinaj në një postimin më të fundit në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

 

Shkarkimi i ministrit të MAPL-së nga kabineti qeveritar të Kosovës, Teodosijevic, pason pezullimin nga detyra të ish-Zëvëndësministres së Drejtësisë, Vesna Mikic, që në datën përkujtimore të 20- vjetorit të bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi, bëri një deklaratë ku fajësonte organizatën transatlantike për kryerjen e një genocidi mbi popullsinë serbe. “Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi…Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor të NATO-s”, është shprehur Teodosijevic në Zveçan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *