• |
ide | kryesore

Icardi përgatit ikjen nga Milano: nisin kontaktet me spanjollët, me bazën e 70 milionë eurove

Sport



Inter po mendon seriozisht për sezonin e ardhshëm, ku ristrukturimi do të jetë i thellë. Bëhet fjalë për ndryshime radikale dhe në këtë pikë janë të mëdhenjtë e dhomave të zhveshjes ata që janë në dyshim. Paqja, pas dy muajsh luftë të ftohtë, ka kthyer përsëri Mauro Icardi tek Inter për sprintin final në Champions, por kjo nuk do të thotë se është garanci për të ardhmen, përkundrazi. Është evidente se në fund të sezonit rrugët e Inter e të ish-kapitenit do të ndahen.

Tek Maurito janë përqendruar njerëzit e merkatos së Atletico Madrid. Numri 9 argjentinas është një preferencë e vjetër e Simeone, që e ka vënë në krye të listës së tij të shpenzimeve. Kontaktet vazhdojnë mes colchoneros e bashkëshortes-agjente të lojtarit Wanda Nara. E ky interes mund të konkretizohet nëse Griezmann do të largohet nga Madrid.

Inter është gati të nisë bisedimet në tavolinë në bazën e 70 milionë euro. Të ardhura që do të garantonin plusvalencën që duhet brenda qershorit për të mbyllur përfundimisht “settlement agreement” e për të vepruar në merkato pa kufizimet e vendosura nga Uefa. Për të zëvendësuar Icardi kërkohet një lojtar që të përshtatet me Lautaro Martinez. Ajo që të con tek Dzeko mbetet pista më e nxehtë. Lukaku është një hipotezë ngacmuese, ndërsa Duvan Zapata për të mos u nënvleftësuar.

Edhe Perisic, me shumë mundësi është drejt daljes. Në janar ishte një hap larg Arsenal, ndërsa në qershor zbarkimi në Premier mund të kthehet në aktualitet. Ndryshimet radikale do të përfshijnë edhe pankinën, sepse me shumë mundësi asgjë nuk do të jetë si më parë.
Luciano Spalletti kërkon të shfaqë siguri që nuk i ka: “Do të jem këtu edhe ‘vitin e ardhshëm”. E kërkon momenti një deklaratë të tillë, por tekniku e di mirë që pozicioni i tij është në fije të perit, pavarësisht se ka edhe dy vjet kontratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *