• |
ide | kryesore

Ledri Vula, gati për të patur fëmijë

Paparazzi, Slider



Ledri Vula ishte i ftuar i mbrëmjes së djeshme në NIN.

Teksa foli për karrierën e tij, jetën personale, marrëdhëniet me kolegët, ai tregoi pak dhe për dëshirën e tij për të pasur një familje. Ai tregoi se ndonëse familjarët nuk i ushtrojnë presion për t’u martuar e për t’u bërë me fëmijë, kanë shumë dëshirë. Dhe vetë ai është i gatshëm.

“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju.”- është shprehur ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *