• |
ide | kryesore

Makina përplaset me minibusin, plagoset pasagjerja

Arkiva



Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas ka ndodhur një aksident, prej të cilit ka mbetur e plagosur një qytetare.

Një makinë është përplasur me një minibus. E plagosura, identiteti i të cilës nuk behët me dije është dërguar në spital, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.

“Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në Pishkash, një mjet  është përplasur me një minibuz, dhe si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere  në  mjetin minibuz, e cila u dergua në spitalin e Librazhdit për të përfituar ndihmën mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *