• |
ide | kryesore

Ministri serb: Masakra e Reçakut një trillim i terroristëve shqiptarë

Lajme, Planet



Pas shkarkimit të zëvendësministres së Drejtësisë, Vesna Mikiç, nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e cila i quajti bombardimet e NATO-s gjenocid, në të njëjtën linjë është edhe një ministër tjetër i Qeverisë së Kosovës.

Ivan Teodosijeviç, ministër i MAPL-së në Kosovë, e ka quajtur Masakrën e Reçakut një trillim të terroristëve shqptarë, të cilët sipas tij kanë kryer krimet më të mëdha në Kosovë.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofa humanitare në Kosovë. Masakra e Reçakut ishte një trillim, kurse janë terroristët shqiptarë që trilluan gjithçka, duke kryer krimet më të mëdha në Kosovë, për të cilat deri më sot askush nuk ka përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë të mirë dhe policë në vendet e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar gjatë agresionit të NATO-s, dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqeruajtës në Kosovë”, ka deklaruar ministri Teodosijeviç.



1 Comment

  1. e tregojne faktet historia, se kush jan vrases krimine l hajdut plackites territoresh ,si asnje komb tjeter mbi siperfaqen e tokes ,akojme jan me mendje kafshe si ne shekujt e kaluar akoma medojne te ken akses ne sundimin shqiptare ,por koha po shalos vlerat dhe po vendos sejcilin ne vendin qe meriton duke perfunduar serbet me koncesion tek shqiptaret si cdemtim te krimeve dhe historise se trishtuar ndaj nesh ,eshte apo jo keshtu koha doplotsoj kuptimin por per te qen keshtu ju po i beni vrullshem sherbiin egoja juaj mbeshtetet tek fuqia per te pasur sukses duke shpresuar teknologjin ruse por e drejta shqiptare,dhe interesi kahjes se politikave dhe gjeostrategjive u jep perkrahje pa mas shqiptareve duke vendosur te drejtat ne vend dhe cdemtuar historin ku pamundesia cdemtimit ju mban peng tek shqiptaret ju po shihni endrra qe burojn nga egoja pushtetit dhe parase kurse ne shohim ralitet qe buron nga e drejta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *