• |
ide | kryesore

Palmer i përgjigjet pyetjes: “Kush e ka radhën të dalë para drejtësisë në Shqipëri?”

Lajme, Të fundit



Në një intervistë dhënë për Top Channel, Zv.Ndihëms i Sekretarit Amerikan të Shtetit Mattheë Palmer ka folur për reformën në drejtësi dhe korrupsionin. Palmer u pyet për deklaratat e Ambasadës së SHBA-ve se “reforma në drejtësi nuk do të ndalet” dhe nëse ka ndonjë shqetësim në këtë drejtim.

“Mendoj se ka gjithmonë shqetësim se personat që përfshihen në praktika korruptive, persona që përfitojnë nga një sistem që është i shtrembër, do të punojnë kundër përpjekjeve për reforma, do të punojnë për të mbajtur, për të ruajtur një sistem nga i cili, me përkufizim, përfitojnë” – tha Palmer i cili shtoi se vendi i tij është angazhuar thellësisht në këtë reformë.

Pretendimeve dhe akuzave për përdorim të standardeve të dyfishta në procesin e vettingut, Palemr iu përgjigjet kështu: “Jemi të përkushtuar për të punuar për t’i forcuar këto institucione dhe për t’u siguruar që askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk i largohet llogaridhënies, e se pavarësisht çfarë burimesh përdorin dhe sa parà kanë, ligji do të aplikohet në mënyrë të barabartë, që ligji do të aplikohet drejt dhe të gjithë japin llogari”.

Palmer komentoi edhe procesin e refuzimit të vizave për gjykatësit dhe prokurorët e konsideruar të korruptuar duke theksuar se SHBA-të po përdorin të gjitha mjetet për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë.

Pyetjes “kush e ka radhën?” Palmer iu përgjigj duke qeshur: “Nuk kam ndërmend të bëj parashikime për të ardhmen, por do të them se të gjithë zyrtarët publikë që janë përfshirë në praktika korruptive, që janë përfshirë në shkeljen e besimit që iu kanë dhënë qytetarët shqiptarë, të gjithë duhet të kenë frikë”. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Dolen dy idiotet e pare, i pari njihet boterisht per zgjuarsin, ky i dyti qeka dhe doktor. E c po na shohin syt. Ari opinionist nderkombetar. Hahaha

  2. Ca reforme thot ky!! E lexon lapsin ky apo jo? Lapsi e tha qart se 63% e shqipetareve nuk e duan reformen, se ashtu kishte dal nje sondazh shume serioz qe e thoshte kete. Ky thot reforma ne drejtesi… Informohu o amerkano, lexoje kete gazet serioze, e mos u bej gazi i botes. E O QORRA MILITANT, QE DEGJONI PRRALLAT ME SORRA, E KUPTONI SE KUSH E DREJTON REFORMEN NE DREJTESI? HAPNI SYT O NJEREZ. TE VETMIT QE NUK E DUAN REFORMEN JAN POLITIKANET TANE, TE DY KRAHET. ME QART SE FOLI KY NUK KA. KUSH KA 1 FIJE MEND E KUPTON SE CFAR PO NDODH.

  3. Ky komentuesi i fundit ia lekerka dopio gjashten rilindasve per reformen ne drejtesi, sepse na e paskan ”’qare’ e se z Palmer ia aprovoka se kjo eshte ajo qe kerko Amerika. Kur populli nuk eshte i kenaqur me 63 perqind te sondazhit, perse qenka e mire kjo reforme? Pra. pa qene populli brenda reformes me mendim e vendim, nuk mun te jene dranet, apo horrat politik te mazhorances qe kane vene e komanduar, e dredhur sipas menyrave te tyre qe instancat e gjygjesorit e prokurorise neser ti kete ne sherbim, te oligarkeve e qeveritareve. Vetingu per drejtesine ka deshtuar, perrallat se do ia shihni efektin jane utopi, dhese nderkombetaret, marrin rrogat deri ne perfundim, ashtu sic i mashtrojne mashtruesit si Manja me shoke e thone beni si te doni, koken hengshi. Pra ku ishim , po aty mbetem, vetem mashtrime e hipokrizi.

  4. Ai nuk i Ka ndare Ka thene te gjithe.
    Prandaj mos u zini.
    Se amerika e Ka dite qe ne kohen e Dulles sa luge kemi ne shtepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *