• |
ide | kryesore

Sherr në Korçë/ Prangoset agresori, i sekuestrohen armë dhe municione

Lajme



Policia e Korçës ka ndërhyrë në kohë në konfliktin mes dy personave, M.I., 19 vjeç dhe një 38 vjeçari të paidentifikuar ende, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të përleshjes. Në pranga përfundoi shtetasi M.I., mbi të cilin rëndojnë veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, pasi gjatë kontrolleve në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë automatike me 3 krëhëra fishekësh, si edhe disa municione luftarake.

Për të vijuar me hetimin, materialet që dispononte Policia i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, që pritet të japë pretencën për masën e sigurisë ndaj shtetasit M.I.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *