• |
ide | kryesore

Spalletti, Champions e lamtumirë: Inter kërkon Conte, që mund të mbajë Icardi

Sport



Nuk luhet ende me karta të hapura, por është fare pranë, të paktën deri kur objektivi sezonal të jetë arritur. Pozicionimi në zonën Champions, kur avantazhi nga ndjekësit është 5 pikë dhe ndeshjet për tu luajtur janë shtatë, nuk është blinduar akoma. Por Inter nuk ngurron të projektojë të ardhmen, duke e konsideruar të mbyllur aventurën e Luciano Spalletti, të cilit Suning i ka kërkuar këtë mission të fundit për të përmbushur: pastaj një shtrëngim duarsh dhe një lamtumirë. Për Interin që do të vijë, presidenti Steven Zhang i ka kërkuar Beppe Marotta të bindë Antonio Conte e ta bëjë trajnerin zikaltër të epokës post Fair Play Financiar.

Sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, pikërisht nga ky fakt do të lirohet paga e ish-trajnerit të Chelsea, që pretendon 10 milionë euro, të njëjtën shifër që i kishte garantuar Roman Abramovich në rinovimin e fundit. Kërkesë e lartë (duke patur parasysh që largimi i Spalletti do ti kushtojë klubit rreth 25 milionë) që nuk e ka trembur Suning.

Me Spalletti në dalje (e ardhjen e Conte) mund edhe të ndryshojë e ardhmja e Mauro Icardi. Argjentinasi, mbi të cilin kohët e fundit ka hedhur sytë Atletico Madrid për të zëvendësuar Griezmann, mund të niset për një shifër jo më pak se 75 milionë. Dzeko, Lukaku e Jovic janë emrat për ta zëvendësuar, por Conte nuk dëshiron ta lejojë sulmuesin të largohet, duke e bazuar merkaton në mesfushë, reparti thelbësor për Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *