• |
ide | kryesore

Video/ Sipas planeve: Liverpool nxjerr ‘KO’ Porton

Sport, Video



Liverpool imponohet me dy gola në ndeshjen e parë cerekfinale të Champions League, duke i dhuruar Portos të njëjtin trajtim si një vit më par në Anfield Road, edhe pse këtë herë rezultati është më i pranueshëm: 2-0 me gola të Keita e Firmino, që e bën Jurgen Klopp të hedhë sytë drejt gjysëmfinales.

Sipas teknikut gjerman ishte skuadra që nuk do të donte përballë, por portugezët ishin skuadra që menduan të gjithë: shumë larg nivelit të të kuqve, që e nisën në mënyrën më të mirë me Naby Keita, i cili realizoi avantazhin në minutën e 5. Nga aty gjithcka në kontroll të skuadrës nga Merseyside që mbajti zotërimin e topit, edhe pse vuajti deri diku daljet para portës së Casillas.

Të kuqtë dominuan sidomos në 45 minutat e para ku shënuan edhe golat e ndeshjes: Firmino qetësoi Anfield Road duke dyfishuar rezultatin në minutën e 26. Për brazilianin ishte e thjeshtë të dërgonte në rrjetë pasimin nga e djathta, që kaloi gjithë zonën e Casillas përpara se numri 9 ta finalizonte.

Porto kishte shpresuar të dilte me sa më pak dëme nga transferta angleze, për ta zgjidhur cështjen në ‘do Dragao’, por 2-0 nuk është se i jep shumë shpresë për kthimin portugezëve, që i nevojitet ndeshja perfekte për të rikuperuar rezultatin. Finalistët e sezonit të kaluar shohin me besim nga gjysëmfinalja, edhe pse 90 minutat në Oporto nuk parashikohen të lehta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *