• |
ide | kryesore

Video/ Tottenham ëndërron gjysëmfinalen: njeriu gol i stadiumit të ri është Son

F1, Sport, Video



Shënoi golin e parë në Tottenham Stadium në Premier League në fundjavë dhe shënoi golin e parë në stadiumin e ri londinez edhe në Champions: Heung-Min Son ka marrë përsipër Spurs, që kanë përdorur efektin e impiantit dhe një zemër të madhe për të mundur 1-0 Manchester City, në çerekfinalen e parë të Champions. Euroderbi britanik vendoset 10 minuta nga fundi me Citizens që do të qajnë ndoshta shumë atë penallti të humbur nga Sergio Aguero në fillim të ndeshjes.

Me guximin për të lënë jashtë Sane e De Bruyne, tekniku spanjoll gati gati mori kreditet e zgjedhjes së tij me Mahrez e David Silva, kur fitoi të drejtën për të provuar nga 11 metra distancë me një Aguero që i la në baltë në mbrëmjen e gabuar. Lloris kuptoi gjithcka dhe bëri të vlejë statusi si kampion bote në fuqi, por për skuadrën e Guardiolës problemet erdhën në rritje.

Një futboll total i të besuarve të Pochettino, me reparte të pandara e me kundërsulme të shpejta: Ëanyama është i pakalueshëm në mesin e fushës, ndërsa Son një shigjetë e pakapshme për Otamendin e kushdo që i doli përpara koreanit.

Problemi kryesor për teknikun argjentinas të Tottenham është dëmtimi i Harry Kane, që do të ishte sigurisht i vlefshëm për kthimin në Etihad, edhe pse Moura, si zëvendësues e Son bënë gjithcka për të mos ndjerë mungesën e kapitenit, pas goditjes së kaviljes që e nxorri nga fushë në minutën e 58.

“Nuk jemi në Premier” kishte paralajmëruar Pochettino dhe ashtu rezultoi: Një aksion i shpejtë, në të 78, ku Son evitoi fillimisht pozicionin jashtë loje e më pas daljen e topit jashtë vijave fundore, për të thyer me një të majtë të fortë Ederson, vendosi ndeshjen në favor të Spurs që tani ëndërrojnë gjysëmfinalen. Hapi i parë u hodh, ndërsa Guardiolës i kthehet makthi i daljeve të shpejta nga kompeticioni më i rëndësishëm europiane për klube.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *