• |
ide | kryesore

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

2, Arkiva, Ide



Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të tetë milionë eurove, në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendëshëm i është përgjigjur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Në vend që të dilte me përunjësi dhe me ndjenjë përgjegjësie përpara shqiptarëve, ai ka bërë një enumeracion faktesh dhe insinuatash që mëtonin të shënjestronin koncesionarin e aeroportit.

Duhet thënë që një fillim se Sandër Lleshi nuk është përgjegjës për këtë strategji. Që prej 24 orësh, kjo larje duarsh nga faji është vendosur në zyrat e spin doctors-ave të Ramës, filozofia e të cilëve tashmë është e njohur: “sa herë ke një hall, shpall një armik”.

Sipas kësaj sjelljeje ministrja e linjës u detyrua të shkruante një deklaratë që nga Berlini, ku damkoste me tone të ashpra kompaninë kineze.

Grabitja e armatosur/Qeveria e kërkon fajin në Kinë

Edhe Sandër Lleshi nuk bëri asgjë më tepër. Gjenerali u soll njësoj si ato velinat që i nxjerrin në tribunat e partive për të recituar tekstet e hartuara më parë në zyrat e liderëve. Me një fjalor prej demagogu ai ka numëruar paratë që qytetarët i paguajnë koncesionarit, mospërdorimin e tyre për rritjen e sigurisë, dështimin e përmbushjes së parametrave nga kinezët dhe ka premtuar se firmës private këtej e tutje shteti do ti vërë kufirin tek thana.

Gati, gati të dukej sikur po ta dëgjoje dhe pak do të bindeshe se edhe nëna që e polli Admir Mahmutaj nuk ishte një malësore nga bjeshkët e Tropojës, por një grua nga Azia e largët.

Portret/ Misteri i 8 milionëve që mori me vete Admir Murataj

Po ta ndiqje seriozitetin dhe bindjen me të cilën fliste kundër kinezëve mund të harroje të bëje disa pyetje të thjeshta.

Po për Mahmutajn që është prej 6 vitesh i pakapur, policia nuk kishte asnjë faj? A nuk të bën të dyshosh fakti se autori i së paku tre vjedhjeve spektakolare ishte ende i lirë? Po “rastësia” se ai godiste gjithnjë rreth zonës së aeroporitit, a nuk duhet ta shtynte policinë të thellohej në hetimin e këtyre grabitjeve të përsëritura? Po nëse shteti sot krekoset se do të marrë masa kundër kompanisë së aeroportit, a nuk i mjaftuan rastet e mëparshme për ta bërë këtë?

Të mendosh se qeveria dhe uniformat blu janë pa faj në ngjarjen që u bë super lajm botëror do të thotë të jesh naiv.

Të besosh pastaj se këtë mund tu’a shesësh shqiptarëve si të vërtetë do të thotë ti marësh ata për idiotë.

Pikërisht këtë u përpoq të bëjë Gjeneral Sandër Lleshi duke u shndëruar në një vegël qorre të spin doctor-save të Ramës.

Por e keqja e kësaj historie nuk qëndron tek manipulimi. Ajo që ka ndodhur është e qartë si drita e diellit dhe nuk ka pehlivan që mund ta devijojë.

Këtu problemi është më i madh. Ai qëndron tek transformimi i policisë së Lleshit në një trupë që i shërben propagandës politike.

Vetëm pak ditë më parë, pasi opozita provoi me anë të përgjimeve, se një kapter nga Fieri kishte manipuluar një dëshmitar si Fredi Alizoti, në mënyrë që drejtësia të vërtetonte atë që pati thënë kryeministri për Agron Xhafën, ai u gradua drejtor policie i këtij qarku.

Skandali/ Dalin dokumentat, manipuloi dëshmitarin e dosjes Babale, gradohet drejtor policie

Po të shkojmë më tej, faktet bëhen edhe më të rënda. Lapsi.al denoncoi para pak kohësh vënien e snaiperave të policisë në shërbim të televizioneve të pushtetit. Atyre që detyra ia do, për arsye sigurie, të ndjekin nga kullat e larta mbi bulevard protestat që zhvillohen aty, shpërndanin në kohë reale imazhet e gurahedhësve nga taraca e PD-së.

Del VIDEO/ Si snajperët e policisë vëzhgonin protestën e opozitës

Duke u shtuar këtyre edhe dhunën e shproporcionuar në protesta dhe bllokadën që u bëri gazetarëve për të raportuar për ngjarjet e bregut të lumit, nuk është vështirë të kuptohet se policia e gjeneral Lleshit po degradon në një vegël të rëndomtë politike.

Për tu kthyer tek ngjarja e fundit, kur ajo po përdoret sërish si alibi për hallin e Rilindjes, duke krijuar një panoramë të shproporcionuar mes mëkateve të privatit dhe shtetit, e keqja nuk qëndron vetëm tek përpjekja për manipulim.

Por duke dashur ta shfajësojë policinë, duke u përpjekur ta eksportojë fajin, Sandër Lleshaj po sillet si një general që po e vë në gjumë ushtrinë e tij.

Duke nxituar ti shërbejë Ramës ai po formëson një trupë që nuk lufton me të keqen reale, por me fantazitë orruelliane që shpikin krerët e saj.

Prandaj, kur të ndodhë krimi i ardhshëm, mos prisni policë që të ndjekin autorët, por autorë që do jenë duke shpikur fantazinë alibike të radhës.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. bushat: ti nuk e mban mend por kur erdhi çu en lai ne shqiperi ne nje pritje me haxhi lleshin perkthyesi kinez i thote haxhiut “i dashur shoku haxhi “LESHI”ndersa ky i fundit e pa ashtu eger duke mos kuptuar pamundesine e kinezit per te thene lleshi.pra si mund te kuptoje SANDRI LESHAJ(LESHAJ) se sa i keqperdorur eshte me gjithe disiplinen ushtarake qe gezon nga edi rama duke u bere neverites dhe figure e fyer ne cdo portal. pra politika te beka kurve rruspie e njemije e nje te zezava un tv

  2. Eshte nje shprehje per tipa si lleshi . Te kesh dy byth nje ta çash e nje ta mbash . Por une do ta thoja ndryshe : Te keshe shtate byth dhe ti çash te shtata kur degjon se çmut nxjerr nga goja ky idiot leshi .

  3. Para nje Jave NE nje gazete shkruhej SE ne 1924 ne Tirane,15 shqiptare kishin marre peng 2 amerikane TE pasur….etj ..jemi ne origjine.Bandit,hajdut dhe sherrxhi,kjo eshte origjina dhe e sotmja e shqiptareve.Shiko Enciklpedine Angleze.

    1. je ne nje linje me ramen te keqen, brravo keshtu ta do partia, futi te gjithe ne nje these o analfabet, dhe pastaj merri artistet e tu ikni qihuni ne bythe tek bunkarti o blushi bibilushi

  4. Le te themi nje grabitje e tille ndodh ketu ne Amsterdam. Policia vret nje nga grabitesit dhe shpall ne kerkim te tjeret. Lajmet lokale e mbulojne per nje dite. Ndonje interviste shefit lokal te policise dhe kaq. Business as usual.

    Ne albanie, Bushati i kerkon pergjegjesi ministrit. I tregon sesi duhet te sillet dhe se cfare duhet te thote!!!
    Policia vret nje nga autoret dhe Bushati tha dje qe policia eshte tulatur para krimit.
    Policia zbardh ngjarjen per dy dite, ai qorri i shqupit thote qe policia merret me bregun e lumit ndaj dhe se ndodhin gjera te tilla.

    1. Or injorant i rilinjes.

      Ti thuaj po deshe se je edhe në Australi, por dukesh ashiqare që komenton për shkak të pagesës që merr si parrazit rilindas, por me kaq idiot sa je ti vetëm punë i prish rilindjes, prandaj je ni shklyer nga të katër anët se rilindja është mbushur me debila dhe idiotë të paaftë si puna jote.

  5. Me vjen keq per z.Lleshi qe eshte zhytur keq ne llumin e politikes . Nese do te degjenerosh nje figure te larte dhe te paster , aq me teper nje figure te larte ushtarake si z.Lleshi , uroje qe te merret me politike . Gabove qe ju fute politikes z.Lleshi , je tjetersuar totalisht .Per te miren tende dhe te figures tende , te keshilloj te japesh doreheqje .

  6. Me ne fund u beme si Europa dhe Anerika.Kete deshem dhe kete do marrim.I pjelle vete shoqeria qe ndertohet nga Meta,Rama,Basha,Berisha etj hajdute shteterore.

  7. Shyqyr qe shpetoi presidenti se do kushtonte shume.Kur komandanti Meta keput 3 fiq nga oborri I shtetit,ushtaret e shkulin me rrenje fikun.Kjo dihet,pse do haje polici plumbin per bythen e Metes apo te Rames,Bashes,Berishes ..as qe e can trapin fare,se kush do that rrise kalamajte?????Bushati apo Shkullaku.

  8. Dhe pastaj na komentoni se vetingu, drejtesia, la tek jeni ju, si lukuni i suleni autoriy te shkrimit se ua ka denigruar me te drejte kete minister, qe per hater te postit, eshte ne sherbim plotesisht te politikes e jo te ligjit e kushtetutes. Patriotizmi partiak i disave qe duan te mbrojne, e jo ta ndihmojne per ngjarijen ejashtezakoneshme sepse nuk e dime se keta gardiane te sektit mbrojtes te ministrit si e vleresojne. Kjo eshte deshtim, e kapitullim para bandave, me ngjarien ne sektorin e sigurise larte, e keshtu qe nje shtetar me mend ne koke, e me besim ne ligjet demokratike, duhet te jepte doreheqjen, per situaten e problemin madhor qe ndodhi, nga mos veprimi, apo kontrollimi i vazhdueshem i territorit nga organet e policise se shtetit. Kjo duhej te behej me kohe, pasi kishim edhe ngjarjet binjake te dy viteve me pare.Fjale, e llustra, me mashtrime e zbukurime kemi degjuar qe para 6 vjetesh, por realisht jemi shume here me keq me shtimin e bandave e krimit ne vend nga cdo ane, e kjo trego qe jemi te pa sigurte, se shteti ben sikur punon, por punon per fusha te tjera ku fitohet per xhepat e oligarkeve e te tyreve.

  9. Shyqyr qe presidenti shpetoi mire buthen e vet se kush I dilte perpara Monikes se do thoshte qe Rama e ka vjedhur sebashku me parate.

  10. Përgjithësisht Bushati e trajton me realizëm në këtë shkrim, situatën e krijuar pas skandalit të dytë të Rinasit e rolin e ministrit Lleshi në këtë histori.
    Por siç e ka zakon gjithmonë, edhe kur bën kritika realiste, këput ndonjë frazë të dyshimtë që e relativizon kritikën e tij.
    “Duhet thënë që në fillim që Sandër Lleshi nuk është përgjegjës për këtë strategji” – shkruan Bushati.
    Nga sa dihet, z.Lleshi ka qenë kryetar i bordit të aviacionit civil që në vitin 2010, e antar i këtij bordi deri sot.
    Njëkohësisht ai ka qenë edhe këshilltar për sigurinë i kryeministrit Rama, e prej disa muajsh edhe ministër i tretë mbrendshëm i kësaj qeverie.
    Si nuk paska pasur asnjë prgjegjesi për strategjinë e sigurisë së Aeroportit të Rinasit një gjeneral i NATO-s, që ka qenë kryetar i bordit të aviacionit civil, këshilltar për sigurinë i kryeministrit dhe aktualisht ministër i mbrendshëm ?

  11. Si gjithmone o ta lene dopio gjashten ne dore ose pranojne. qe kane bere gabim pa dashje.Pra nuk diskutohet lenia. e postit ose gatishmeria per tu perballur me ligjin.Pra o. SHqiptare flasim per motra qe bejne qejf me ne qe s cohemi e ti zhdukim nje here e mire keta felliqesira

  12. Ministri Balluku thote do e prishim kontraten me kinezin pasi eshte cenuar siguria kombetare. Ministri i Brendshem thote te kunderten: siguria nuk eshte cenuar.

    Tani ok, do kemi ndonje koncension te Ri te pakerkuar por kush di te thote, ministri Balluku eshte i Brendshem apo Lleshi? Hahaha i shkreti, tani po e kupton se eshte ushtar ne lojen e Rames, e jo kalores.

  13. Lleshi ecën me moton: “Ju vazhdoni të qani sigurinë kombëtare, sepse unë dhe shefi im po shkojmë në një dasëm”. Ky farë gjenerali që nuk ka ditur t’i përgjigjej pyetjes: “Çfarë këshille i jepnit Ramës, kur ishit këshilltar i tij dhe vendi ishte mbushur me kanabis?, sigurisht që policia që donin rilindasit, u kthye në policinë më kriminale që ka njohur Shqipëria prej 106 vitesh. Dhe ja ku jemi. Gjenerali i ushtrisë së vdekur, policisë që nuk e do më njeriu normal, në këtë derexhe që është katandisur, duhet të ketë vdekur edhe ai vetë, gjenerali, por nuk e ka kuptuar ende. Inshalla, do ta kuptojë më vonë!

  14. Njoftim PD mbas shume perpjekjeshe gjeti tellallin e saj per njoftime te ndryeshme Ky eshteb Andi Bushati. i cili ne te gjithe komentet qe benflet vetem traplleqe.Shkruan 10rreshta e ja kethejne reston me 1000 rreshta ku gomar e ulin dhe gomar e qojne dhe ndjehet shume i kenaqur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *