• |
ide | kryesore

Grabitja spektakolare, ushtria merr kontrollin e Aeroportit të Rinasit

Lajme, Të fundit



Pas grabitjes spektakolare, ushtria ka marrë në kontroll të plotë Aeroportin e Rinasit. Lajmin e bën me dije ministrja e Mbrotjes, Olta Xhacka. Njësoj si institucionet e tjera të qeverisë, edhe Xhacka ia faturon dështimin e sistemit të sigurisë kompanisë koncensionare që administron aeroportin.

Deklarata e Ministres së Mbrojtjes

Ngjarja që ndodhi dje në aeroportin e Rinasit ishte sigurisht një ngjarje e rëndë.

I bashkohem shqetësimit të qytetarëve dhe kolegëve, që diçka e tillë, nuk mund të ndodhë në një zonë të rëndësisë së veçantë.

Ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncensionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht.

Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij për garantimin e parametrave të sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil.

Kjo është një shkelje e papërgjegjshme dhe shume e rende e legjislacionit shqiptar, për të cilën, shpresoj dhe besoj që përgjegjësitë penale të jenë konkrete.

Kjo situatë kërkon një ndërhyrje urgjente, sepse ne nuk mund të lejojmë të cënohet as siguria e qytetarëve dhe as imazhi i vendit.

Për këtë arsye, në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të koncesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aerportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura.

Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit.

Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët, që siguria e tyre është prioriteti ynë kryesor dhe askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka për ta garantuar atë.



6 Comments

  1. Me nje fjale aeroportu eshte ne toke kineze dhe duhet te jete policia kineze ajo qe nderhyn ne raste te rilla. Meqe rreth e rrotull aeroportit eshte toke shqiptare, ushtria shqiptate do vendoset aty per te mos lejuar ndonje person qe vjen nga brenda aeroportit per te prishur qetesine ne territorin shqiptar. Ka vetem nje problem, kush ia dha komcesuonin kinezeve? Me siguri Berisha dhe te tjeret qe duan te hedhin balte mbi punen e mire te qeverise

  2. PO KUR JU THA MANJANI PER TEK DROGA PSE NUK E CUAT ? APO TANI MBARUAT PUNE . KURVA MAVI .
    QELBESIRA AAAAAAAAAAAAAAA , KUDO QE TE JENI ………………………..ROPT MU NE VERRE

  3. Tashti ushtria le te beje stervitje per rreth aeroportit, sepse cqe per tu vjedhur u vodh, e tashti kjo ushtri c;fare do ruaj per rreth aeroportit? Kjo eshte qe per sa justifikim , e si thote populli , me coi nana, me la gojen,Parat kane ikur, nami per mos atabilitet, e qendrueshmeri ka marre dhene, keshtu qe,,, me mire me protesten e se shtunes te na shporren e ti hapi n rruge zhvillimit e drejtesise demokratike.

  4. Kjo nuk ka ndodher as me2 prill ne shkoder me gjith se policies i kerkoj komandadit korpesit te ndihmont ai nuk pranoj edhe dijagaqet qe dolen dhe populli i dogji ishin te shkrum policia mas po pregatitet grusht shteti avash avash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *