• |
ide | kryesore

I thyen hundën, Balotelli rrezikon dënimin ekzemplar

Sport



Pas largimit në janar nga Nice, Mario Balotelli e nisi në mënyrë spektakolare aventurën e tij të re me fanellën e Marseille, duke shënuar 7 gola në 10 ndeshje, gjë që e afroi edhe me kombëtaren e Italisë. Vetëm se Balotelli nuk ndryshon kurrë dhe një idiotësi rrezikon ti prishë gjithcka. Sulmuesi italian rrezikon tani një pezullim të gjatë, që m und ta detyrojë edhe të mbyllë sezonin para kohe. E gjitha për shkak të një goditje të dhënë ndaj mbrojtësit të Bordeaux Pablo, që përfundoi me hundë të thyer, në ndeshjen e luajtur të premten në mbrëmje. Një episod që i shpëtoi arbitrit të ndeshjes, por që mund të analizohet nga Komisioni i Disiplinës. I ndëshkueshëm edhe me tetë ndeshje skualifikim.

Incidenti ndodhi pak minuta pas hyrjes në fushë të Balotelli (69′), kur sulmuesi u fut në kontakt me Pablo, që doli nga loja sepse kishte gjakrrjedhje. Braziliani, i ndëshkruar me karton të verdhë për protesta e më pas me të kuq për shkak të një goditje hakmarrëse ndaj Balotellit, në fund të ndeshjes ka akuzuar italianin se e ka goditur qëllimisht në fytyrë duke I thyer hundën.

Bordeaux me një komunikatë ka reklamuar kërkesën për sanksione ndaj Balotelli, por do të jetë Komisioni Disiplinor që do të vendosë nëse do ti analizojë apo jo pamjet. Nëse konsiderohet goditje e qëllimshme, Balotelli rrezikon një skualifikim nga pesë në tetë javë (varet nëse dora konsiderohet apo jo pjesë e lëvizjes së lojës).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *