• |
ide | kryesore

FOTO/ Ushtria “pushton” aeroportin e Rinasit

Lajme, Të fundit



Hyn menjëherë në zbatim urdhri i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo vendosi që pas grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të vendosë në perimetrin e tij efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura.

Disa orë pas urdhrit, forca të ushtrisë janë parë në afërsi të aeroportit ndërkombëtar duke dhënë përshtypjen e një shteti ushtarak.

LEXO EDHE: “Ushtrinë në rrugë e nxjerr Kuvendi”/ A po shkelet Kushtetuta në Rinas?

Përfshirja e ushtrisë dhe policisë ushtarake ishte njoftuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi koncensionarin se nuk kishte marrë masat e duhura për sigurinë. Por kjo lëvizje u kritikua nga opozita, pasi kryetari i PD-së Basha u shpreh se vendimin për nxjerrjen e ushtrisë në rrugë mund ta bëjë vetëm Kuvendi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *