• |
ide | kryesore

Lufta në Afganistan, militantët talebanë vrasin 20 ushtarë

Planet



Militantët talebanë kanë sulmuar një pikë kontrolli të ushtrisë afgane duke lënë 20 të vrarë. Si pasojë e sulmit në afërsi të kufirit me Afganistanin, mbetën të lënduar edhe 8 ushtarë të tjerë. Zëdhënësi i afganëve ekstremistë, Qari Yusouf Ahmadi, mori përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi të përgjakshëm.

Agresionet e këtij lloji kanë qenë të shpeshta, ndonëse po zhvillohen bisedime paqeje mes talebanëve dhe përfaqësuesit të SHBA-së, Zalmay Khalilzad, i cili ka shprehur gjithsesi besimin se ekziston mundësia dhe gatishmëria për paqe. Khalilzad shpreson se në harkun kohor të vitit 2019 do mund të vendoset paqja e shumëpritur në Afganistan.

Qeveria afgane ka zgjedhur të qendrojë jashtë tryezës së bisedimeve, për arsye se talebanët kanë rrefuzuar të negociojnë. Talebanët ushtrojnë kontroll në pothuajse gjysmën e sipërfaqes territoriale të Afganistanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *