• |
ide | kryesore

Ngacmuan seksualisht turisten amerikane, “arrest me burg” për dy të rinjtë

Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg” dy të rinjtë, Artur Hyka dhe Gesjan Gjoshi, të cilët ngacmuan seksualisht një shtetase amerikane në fshatin “Hekal” të Petrelës.

Në dëshminë e dhënë në Polici, dy të rinjë kanë shprehur pendesë për veprën e tyre penale në ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë. Organi i akuzës lëshoi pretencën e burgut pa afat për të rinjtë, kërkesë që u kundërshtua nga avokati Enea Cenko, i cili bëri thirrje për një masë më të butë sigurie, duke marrë në konsideratë pendesën dhe kushtet e vështira sociale në të cilat jetojnë të rinjtë.

Sipas Cengos, të rinjtë kanë qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike në momentin që kanë ngacmuar seksualisht turisten amerikane. Njëri prej tyre, Gesjan Gjoshi, është shprehur se ndjen pendesë të thellë për ngjarjen dhe është shfajësuar duke thënë se ka qenë shoku i tij, Artur Hyka, që ka bërë gjeste të turpshme ndaj denoncueses.

Në seancën e sotme vendimtare në gjykatë, u pranua kërkesa e Prokurorisë, duke i lënë dy të rinjtë në burg pa afat. Në reagim ndaj vendimit, avokati Cengo u shpreh se do të apelonte vendimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *