• |
ide | kryesore

Pas sulmit terrorist, Zelanda e Re miraton ligj për armët

Planet



Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për të ndaluar të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim, pas sulmeve të përgjakshme që kanë ndodhur në dy xhami në Kristchurch muajin e kaluar.

Projektligji i ri është miratuar me 119 vota pro, në më pak se një muaj pasi i dyshuari për kryerjen e vrasjeve, ka sulmuar dy xhamitë më 15 mars, duke lënë të vdekur 50 persona, shkruan Rel.

Australiani, Brenton Tarrant, 28 vjeçar, i vetëshpallur supremacist i bardhë, përballet me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza tjera për tentim-vrasje.

Projektligji pritet të kthehet në ligj më vonë gjatë kësaj jave, kur guvernatori i përgjithshëm ta nënshkruajë atë.

Faza e dytë e ndryshimeve për armët pritet të ndodhë gjatë këtij viti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *