• |
ide | kryesore

Qerimaj “i bronxtë” në Batumi: shkodrani arrin misionin në shkëputje

Sport



Erkand Qerimaj, edhe pse nga Bateria B, ka mundur të fitojë medaljen e bronxtë në stilin e shkëputjes në Europianin e Batumit në Gjeorgji. Në përfundim të Baterisë A, ku Daniel Godelli dështëoi në të treja provat në shkëputje, pa mundur të kualifikohet në garën e shtytjes, peshëngritësi shkodran me 159 kg të ngritur u rendit në vendin e tretë.

Qerimaj në dygarësh arriti të njëjtin rezultat me spanjollin Eduardo Mata, që u rendit i dyti në shkëputje, në renditjen e përgjithshme, me peshë trupore më të vogël. Në peshën 81 kg, Qerimaj ka vendosur një rekord të ri kombëtar në shkëputje me 159 kg, të ngritur në provën e tretë, që është edhe rezultati më i mirë i peshëngritësit në karrierë. Shkodrani e filloi me 157 në provën e parë, duke ngritur nga 2 kg në cdo tentativë.

Në shtytje Qerimaj realizoi vetëm një provë të sukseshme: me 188 kg, pa mundur të realizojë 193 dhe 194, duke arritur në total në dygarësh 347 kg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *