• |
ide | kryesore

Qerimaj vendos rekord kombëtar, por medalja duket larg: i dyti në Baterinë B në Batumi

Sport



Erkand Qerimaj ka përfunduar garën e tij në Europianin e Batumit në Gjeorgji, pa mundur të fitojë baterinë B, edhe pse në dygarësh arriti të njëjtin rezultat me spanjollin Eduardo Mata, që për momentin është i pari me peshë trupore më të vogël. Gjithësesi vështirë se peshëngritësi shkodran do të arrijë të futet në zonën e medaljes, duke qenë se priten gara e baterisë A, ku është edhe Daniel Godelli.

Në peshën 81 kg, Qerimaj ka vendosur një rekord të ri kombëtar në shkëputje me 159 kg, të ngritur në provën e tretë, që është edhe rezultati më i mirë i peshëngritësit në karrierë. Shkodrani e filloi me 157 në provën e parë, duke ngritur nga 2 kg në cdo tentativë. E kundërta ndodhi me spanjollin Mata, që e nisi ulët me 152, por në të dytën shkoi 157, për të marrë vendin e parë të baterisë me 160.

Në shtytje të dy rivalët realizuan vetëm nga një provë të sukseshme: Qerimaj me 188 kg, pa mundur të realizojë 193 dhe 194, ndërsa spanjolli 187, duke barazuar totalin e shqiptarit në dygarësh me 347 kg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *