• |
ide | kryesore

“Ushtrinë në rrugë e nxjerr Kuvendi”/ A po shkelet Kushtetuta në Rinas?

Lajme, Të fundit



Ishte vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka që në një deklaratë për shtyp komunikoi një akt të rrallë në vitet dhe ndoshta të paprecedent në 29 vite të pluralizmit. Ajo lajmëroi se kishte urdhëruar vendosjen e efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Kjo është hera e parë që ushtria shqiptare del në rrugë e angazhuar në një çështje të garantimit të sigurisë. Arsyet e këtij veprimi ministrja

Xhaçka i justifikoi me argumentin se nuk mund të lejohet “të cenohet as siguria e qytetarëve dhe as imazhi i vendit”.

Sipas ministres kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

“Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit” – tha Xhaçka, por pa cituar asnjë ligj ku e kishte bazuar këtë urdhër.

Në krahun tjetër opozita e ka konsideruar këtë vendim si të paligjshëm dhe antikushtetues. Sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha vendosja e Forcave të Armatosura në Rinas tregon qartë se shteti ka rënë. Ai sjell në vëmendje nenin 173 të Kushtetutës ku thuhet se “ushtria del në mbrojtje të territorit të vendit vetëm kur Kuvendi shpall gjendjen e jashtëzakonshme”, citon lapsi.al.

Sipas Bashës, vendimi i Xhaçkës është antikushtetues, pasi ushtria mund të dërgohet në Rinas vetëm kur Kuvendi ka shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Neni 173

1. Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.

2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin.

3. Zgjatja e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet vetëm me pëlqim të Kuvendit çdo 30 ditë, për një periudhë jo më shumë se 90 ditë!

LIGJI I PUSHTETEVE TE DREJTIMIT TE FORCAVE TE ARMATOSURA

Neni 22

Përdorimi i Forcave të Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme
1. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit, pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.

3. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit.

4. Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri i raporton Kuvendit për përdorimin e Forcave të Armatosura gjatë kësaj periudhe.

5. Veprimet, që ndërmerren nga Forcat e Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të funksionimit normal të shtetit. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Po pse jeni kaq te painformuar. Kush tha qe Shqiperia eshte ne gjendje te jashtezakonshme . Nuk jemi ne konflikt civil apo gjendje lufte qe te shpallim gjendjen e jashtezakonshme por jemi para nje vepre penale me rrezikshmeri te larte shoqerore , o pseudojuristat e lapsit dhe te SHQUPIT .

    1. O lapsaxhinj.. po ato ligjet flasin per gjendje te jashtezakonshme .. jo per nje sherbim ushtarak qe do te kryhet gjithmone ( qe sot e tutje) .

      Apo nxjerr aty nja dy ligje te shkruara dhe me vrap gomeret e ketij portali fillojne gargarisjen.

  2. E te qifsha mendjen kush pjerth kushtetuten edvini e do qe eshte votuar na llumi i vendit na kafka qe bijen ere shurr lope prandaj tall loqen me ta

  3. Ky eshte degjenerimi perfundimtar, te qeverisesh nga nje tufe amatoresh ordiner. Me kta futeshke ne gjynah edhe kur i sulmon se paskan qene per ke seksioni i njerezve me “aftesi te vecanta”.

    1. ore majmun kar.. mos kerce mbas bananes qe te hodhi lapsi , se asnje nga ato ligjet qe ke aty siper nuk i perkasin kesaj situate.

      Gomar.

  4. PO LLUCA PER KOMENTUESIN E MASKUAR- BUSHAT KURVICA. A ESHTE ASHTU SI QENDRON TERE DITEN BUALLICA. PRA JU NA E QUANI VEPRIM TE MIRE TE ZEDHENESES SE SUDES, NJE USHTRI NE RRADHET E NATOS, DEL KJO TYRYFYCKA E NA E CO NE PERIFERI TE AEROPORTIT ME NJE URDHER TE SAJA. KESHTU KJO NA QENKA E AFTE QE NESER TE BEJE NJE PUC USHTARAK E TE MARRE PUSHTETIN. KJO QE KA NDODHUR, NDODH SE NUK KA GJYKATE KUSHTETUESE, ASHTU SI DHE PER SHUME PROBLEME MADHORE TE TJERA QE KANE MBETUR NE DORE VETEM TE NJI PERSONI QE PO DREJTON SHTETIN SI DIKTATOR. KJO GJENDJE, E KJO RREMUJE POLITIKE NUK ZGJIDHET ME VRINGELLIMA ARMESHPOR ME MARREVESHJE DEMOKRATIKE, KUR KA DEMOKRACI, E KJO NUK ESHTE TEK NE, ANDAJ KY PUSHTET E KETA QEVERITARE E KANE MARRE VENDIN SI PRONEN E TYRE.

  5. Shikoni kur te mobilizojne dhe cetet vullnetare keta te ridhjerjes me -Nafijet dhe Freshistet-per te”mbrojtur” krimin nga kriminelet e ketij pusht-eti dhe kesaj qeverie te lidhur koke dhe kembe me krimin.

  6. Revoltat popullore prishin imazhin e “shkelqyer,, te qeverise…Prezenca e ushtrise e “Zbukuron,,Kete vit me shume turist..Pika qe sju bie

  7. mos na trembet presidenti nga junta ushtarake dhe ja jep vetes. kete kam merak un. ushtria perdoret per te rritur sigurin edhe ne vende perendimore. pas atentateve terroriste psh, ne itali e vende te tjera shef ushtrin neper stacione trenash e per patrullime rrugesh e zonash te caktuara te qyeteteve kryesore, keshtu qe boll me karlliqe se nuk jemi ne kohen e saleh 97tes qe armatoste veriun per ti rene jugut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *